Si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës nga shirat e dendur në lindje të Indisë, kanë humbur jetën të paktën 250 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të mediave lokale, duke u bazuar tek deklaratat e zyrtarëve të Njësisë për Menaxhimin e Fatkeqësive, theksohet se në shtetin Bihar që gjendet në lindje të vendit kanë humbur jetën më shumë se 250 persona si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës.
Zyrtarët njoftuan se në Bihar janë ndikuar rreth 7 mijë fshatra dhe se të paktën 400 mijë persona janë detyruar ti braktisin shtëpitë e tyre.
Vlerësohet se nga përmbytjet në Azinë juglindore janë ndikuar të paktën 13 miliona persona.
Ndërkohë në perëndim të vendit në muajin e kaluar kishin humbur jetën më shumë se 120 persona nga përmbytjet e shkaktuara prej shirave munson.
Sezoni i shirave munson në Indi përfundon në muajin shtator.