back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaLajmeVetura e vjedhur në Prishtinë, identifikohet dhe sekuestrohet në Vushtrri

Vetura e vjedhur në Prishtinë, identifikohet dhe sekuestrohet në Vushtrri

Të ngjajshme

Dy ditë më parë policia në Vushtrri, ka identifikuar një veturë e cila ka rezultuar të ishte e vjedhur muaj më parë në zonën e Prishtinës.

Vetura e tipit ‘Mitsubish’ me traga vendore është vërejtur nga policia, se ishte e parkuar në afërsi të një zone banimi. Pozita e parkimit të veturës ishte  indikacion dyshimi  për të ndërmarrë veprime të mëtejme policore.

Pas veprimeve të para hetimore, është vërtetuar se automjeti i tipit  “Mitsubishi” ishte automjeti i raportuar si i vjedhur  disa muaj më parë në zonën e Prishtinës.

Hetuesit policorë në Vushtrri, në bashkërendim  me hetuesit në kuadër të DRP-së në Prishtinë, pas procedurave të nevojshme të verifikimit, veturën në fjalë ia kanë kthyer pronarit legjitim.

Ndërsa hetuesit policorë vazhdojnë hetimet e tyre në kërkim të kryesve të këtyre akteve dhe sqarimit të rrethanave të raportuara.

Të Fundit

Sport

ShowBiz