back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaShqiptareA mori Ahmet Zogu 170 kg ar kur u largu nga Shqipëria?...

A mori Ahmet Zogu 170 kg ar kur u largu nga Shqipëria? Rrëfehet nipi i tij

Të ngjajshme

Itali: Dyshohet se vrau gruan e tij, shqiptari gjendet i plagosur rëndë

50 vjeçari Nazif Muslija, u gjet u plagosur rëndë...

Trepça triumfues në super derbin në Pejë

Trepça ka fituar derbin e javës së tetë të...

Serbia arreston 33-vjeçarin shqiptar, gjatë kontrollës në kufi iu gjet një flamur i UÇK-së

Mediet serbe raportojnë se policia në pikëkalimin Merdare ka...

Dalot e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj West Hamit (VIDEO)

Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj West Ham...

“Hajvan”, “njeri i Serbisë”, “hibridë” – Sharja, strategji e politikanëve për vota

Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”, “njeri i Serbisë”,...

Djali i vëllait të Mbretit Ahmet Zogu, Skënder Zogu ka rrëfyer mbi çështjen e shumë diskutuar të arit shqiptar dhe nëse mbretiZog e mori atë me vete kur u largua nga Shqipëria.

Një nga çështjet, që ende ndan shqiptarët në pro dhe kundër Mbretit, është edhe ajo e floririt.

Është thënë se Mbreti Zog ka marrë me vete florinjtë kur është larguar nga Shqipëria. Ju keni ikur bashkë me të. Ku është çuar ai flori?

Bashkë me plaçkat e familjes, Mbreti Zog ka pasur me vete ar osmanlli, atë e kam parë me sytë e mi. Edhe unë i kam dëgjuar ato fjalë sikur Mbreti ka marrë me vete 170 kg ar.

Si mund të merret 170 kilogramë ar në atë mënyrë? Ari shqiptar ka qenë në Londër. Atje depozitonte rezervën e tij çdo shtet.

Kjo vërtetohet me faktin që pas incidentit të Korfuzit me anijen luftarake britanike, Anglia i bllokoi Shqipërisë sasinë e arit të saj në Londër si dëmshpërblim ndaj atij incidenti e që më pas u zhbllokua pas vitit 1990, kur në pushtet erdhi zoti Berisha.

Mbreti Zog dhe familja mbretërore ka jetuar me ar osmanlli.

Nga ka ardhur ky ar?

Këtë ar ia ka sjellë Lalë Krosi nga Stambolli prej gjyshit dhe babait të Ahmet Zogut. Me ato para ne kemi jetuar dhe jemi shkolluar.

Por në një moment mbaruan dhe ato florinj, sepse jeta në Europë ishte e shtrenjtë.

Atëherë Mbretëresha Geraldinë dhe princeshat u detyruan të shisnin stolitë e veta.

Po të kishin 170 kilogramë ar me vete, nuk do t’i shisnin, do të kishin mundësi të blinin edhe automobila. Ahmet Zogu nga shteti atë ditë ka marrë vetëm rrogën e vet, që është firmosur nga kryeministri dhe ministri i Ekonomisë dhe ka ikur. Nuk e di sa ishte rroga. /albeu.com/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz