Pas sulmeve terroriste në Spanjë edhe Franca është vënë në alarm.
Bëhet e ditur se stacioni i trenit në qytetin Nimes në Francë në afërsi të kufirit me Spanjën është evakuuar për shkak të shqetësimit nga sulmi terrorist.
Stacioni është evakuuar pas marrjes së informacioneve se në trenin e shpejtë të linjës Paris-Nimes ndodheshin tre persona të armatosur.
Për këtë shkak është evakuuar edhe stacioni i trenit në Nimes, ndërsa janë pezulluar edhe qarkullimet e trenave në këtë linjë.
Ndër të tjera, raportohet se në operacion policor është ndaluar një person.