back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeKë është kandidati i PDK-së për kryetar të Gjilanit

Kë është kandidati i PDK-së për kryetar të Gjilanit

Të ngjajshme

Zyrtare: Besart Berisha rikthehet në Australi, pasi mori licencën në Shqipëri emërohet trajner

Ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Besart Berisha për herë...

​Djali i Ronaldinhos i bashkohet klubit anglez

Hull City ka njoftuar të enjten nënshkrimin e Joao...

Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dyshuari për grabitje

Një shtetas i Shqipërisë është ekstraduar të enjten nga...

Si çdoherë- Përfundon pa përparim rundi i dialogut në Bruksel

Rundi i ri i dialogut për normalizim të raporteve...

Nënkryetari aktual i PDK’së, Zenun Pajaziti, është vendosur të jetë kandidat për Kryetar të Gjilanit. Vendimi është marrë të shtunën në mbrëmje pas kërkesës së Degës së PDK’së atje.

Ish-Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Zenun Pajaziti do të garojë për të udhëhequr qytetin e Gjilanit.

Kjo është vendosur nga udhëheqja e PDK’së pas kërkesë së Degës së kësaj partie ne Gjilan.

Zenun Pajaziti nuk ka dashur të flas për Express lidhur me kandidaturën e tij për Kryetar të Gjilanit.

“Jam në një takim. Mund të flasim më vonë”, ka thënë Pajziti, për Express, të dielën.

Në garë për Gjilanin janë edhe Lutfi Haziri nga LDK’ja që ka udhëhequr për katër vitet e fundit qytetin; është edhe Sami Kurteshi i Vetëvendosjes.

Në zgjedhjet e fundit nacionale, Vetëvendosje doli si partia e parë me vota në Gjilan derisa pas saj u renditen LDK’ja e PDK’ja.

Pushteti në Gjilan është ndërruar disa herë. Fillimisht, kishte udhëhequr LDK’ja, pastaj prej vitit 2007 PDK’ja, e cila humbi pushtetin më 2013.

Zenun Pajaziti është edhe Kryetar i Degës së PDK’së në Gjilan. Më herët ka qenë Ministër i Punëve të Brendshme ndërsa së fundmi deputet i Parlamentit të Kosovës.

Zyrtare: Zenun Pajaziti kandidat për kryetar të Gjilanit

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz