back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaRegjionaleDrenasBanorët e Sankocit ia shohin hajrin Avni Miftarit! (FOTO)

Banorët e Sankocit ia shohin hajrin Avni Miftarit! (FOTO)

Të ngjajshme

Leonard Ademaj: Vrasja e Liridonës ishte e planifikuar, u realizua brenda shtatë minutash

Leonard Ademaj, vëllai i Liridonës, pas seanc[s ks[ sotme...

Ndërpritet seanca për Liridona Ademajn, vazhdon më 29 janar

Është ndërprerë seanca për vrasjen e Liridona Ademajt. Kjo seancë...

Mjegulla e dendur bllokon Rrugën e Kombit, rritet rreziku për aksidente

Rruga e Kombit është përfshirë ditët e fundit nga...

Dardan Krivaqa në Supreme: Kërkoj falje, isha nën ndikim të narkotikëve

Në Gjykatën Supreme sot po zhvillohet një seancë gjyqësorë,...
- Advertisement -

Kandidati për asamble komunale nga radhët e “Vizioni për Drenasin”, Avni Miftari ka reaguar lidhur me mosrregullimin e kapakëve të kanalizimeve në fshatin Sankoc të Komunës së Drenasit.

Ai në një reagim në rrjetin social facebook ka paraqitur rrezikun që mund të ju kanoset qytetarëve të këtijë fshati nga ky problem, duke potencuar se edhe Kryetari Lladrovci është në dijeni për një gjë të tillë.

Por komuna e cila udhëhiqet nga Ramiz Lladrovci, sot ka dërguar një kompani për ta rregulluar këtë pjesë të kanalizimit në fshatin Sankoc.

E ish-luftëtari i UÇK-së, Avni Miftrai ka një lutje për të gjithë qytetarët e drenasit që t’i shfaqin problemet me të cilat përballen.

“Qytetarë të Drenasit raportoni çdo parregullsi qe vëreni.Këtë e bëra unë dhe ja rezultati”, ka thënë Miftari.

Por Miftari ka këshilluar edhe kryetarin Lladrovci që ta padisë kompaninë e kontraktuar për këtë punë, para se ta padisë ai komunën.

“Akoma kemi punë me puseta. Kryetari duhet të padisë operatorin e mëparshëm para se ta padisë unë komunën”, ka shtuar Miftari./DrenicaPress/

Fotografia e Avni Miftari

Fotografia e Avni Miftari

Fotografia e Avni Miftari

Fotografia e Avni Miftari

Fotografia e Avni Miftari

Fotografia e Avni Miftari

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz