back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeMedia boshnjake: Bukuroshja shqiptare e poshtëron Daçiqin

Media boshnjake: Bukuroshja shqiptare e poshtëron Daçiqin

Të ngjajshme

Dardan Krivaqa në Supreme: Kërkoj falje, isha nën ndikim të narkotikëve

Në Gjykatën Supreme sot po zhvillohet një seancë gjyqësorë,...

Beleg e Kodrali, “Doku” me numër 5 është aty

Arbër Tolaj po vazhdon fushatën intensifikuese kudo në Dukagjin...

17-shi i LDK-së përshëndet qytetarët: Mirëmëngjesi Prishtinë

Kandidati i LDK-së për deputet, Armend Zemaj po e...

Si e sinjalizoi me prekje hunde nisjen e “aksionit” Naim Murseli, Granit Plavën

Prokuroria po vazhdon të prezantojë provat për rastin e...
- Advertisement -

Paraqitja e ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, gjatë përballjes me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Dacic, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, ka impresionuar median boshnjake.

Portali nga Bosnja, ‘Direktno24’, këtë përballje e ka titulluar “Me shqiptarët nuk ka hajgare: Shikoni se si e poshtëron Ivica Dacic’in kjo bukuroshe shqiptare”.

Ambasadorja Çitaku vërtetë ishte briliante në paraqitjen e saj përballë ish zëdhënësit të Milosevic’it, pasi të gjitha argumentet i kishte në anën e saj, shkruan gazetametro.net.

Ajo me këtë rast kishte bërë thirrje për një marrëveshje historike në mes të shqiptarëve dhe serbëve, pasi pavarësia e Kosovës është kompromisi i vetëm.

Dacic së fundmi ka propozuar ndarjen e Kosovës në vija etnike, dhe ambasadorja i është përgjigjur për këtë duke i thënë se “Pavarësia e Kosovës, që është shpallur në vitin 2008, është një kompromis. Plani i Ahtisarit i vështirë dhe i dhimbshëm për shqiptarët e Kosovës, gjithashtu ishte një kompromis”.

“Rivendosja e ideve të zgjidhjeve përgjatë vijave etnike është e rrezikshme për të gjithë rajonin”.

Çitaku theksoi se Kosova dhe pavarësia e saj nuk janë një projekt i përkohshëm.

“Kosova është këtu për të qëndruar përgjithmonë, nuk mund të arrihet normalizimi dhe pajtimi me ndarje dhe ndarjen e Kosovës”.

Sipas saj, Serbia duhet të përballet me të kaluarën e saj, siç tha ajo për të ardhmen e fëmijëve të saj.

“Ne jemi të pavarur.Kosovo është një vend që i përket të gjithë qytetarëve të saj – shqiptarëve, serbëve, malazezëve, romëve, turqve, të gjithë neve, dhe askush më nuk do të thotë se për shkak se unë jam një grua shqiptare nuk meritojë të jetoj në Kosovë “.

“UÇK-ja nuk është një organizatë terroriste, por lëvizja më e suksesshme çlirimtare në historinë e kohëve të fundit”, ka thënë Çitaku. /gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz