BallinaSport‘Shpërthen’ Messi, kërkon që këta 6 lojtarë të largohen nga Barcelona

‘Shpërthen’ Messi, kërkon që këta 6 lojtarë të largohen nga Barcelona

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...
Barcelona është skuadra që viteve të fundit ka dështuar jo pak herë në tregun e transferimeve.

Katalanët hiq më mirë nuk qëndrojnë edhe këtë verë, kur kanë shitur te PSG Neymarin, teksa kanë dështuar të gjejnë një zëvendësues ideal për të, ku emrat që vazhdojnë të qarkullojnë në media, janë Ousmane Dembele i Dortmundit dhe Philippe Coutinho i Liverpoolit.

Kjo situatë ka shqetësuar më së shumti yllin e skuadrës, Lionel Messi, që po kërkon ndryshime të mëdha në skuadër.

Sipas Don Balon, argjentinasi ka kërkuar nga trajneri Ernesto Valverde, largimin e më së paku gjashtë lojtarëve.

Messi mendon se të ardhurit Delofeu dhe Semedo duhet të largohen, pasi nuk beson që janë të nivelit të Barcelonës.

Lojtarët tjerë që Messi kërkon të largohen, janë Lucas Digne dhe Andres Gomes, dy lojtarë tjerë që shumë pak treguan në përballjen me Real Madridin në Superkupën e Spanjës.

Ajo që befason, është se pesë herë fituesi i Topit të Artë, ka kërkuar edhe largimin e portierit Marc Andre Ter Stegen, ndërsa lojtari fundit që duhet të largohet, është edhe Aleix Vidal./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz