BallinaRegjionaleBekim Jashari: Nëse garojë për kryetar të Skenderajt, s’dalin Samiu dhe Nuredin...

Bekim Jashari: Nëse garojë për kryetar të Skenderajt, s’dalin Samiu dhe Nuredin Lushtaku!

Të ngjajshme

Bosnja dyshon për një “spiun” italian në stërvitjen e tyre

Pak para finales së play-offit ndaj Italisë, te Bosnja...

Haxhiu: Murat Jashari, i vetmi kandidat për president me konsensus

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kritikuar...

Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se po kundërshtojnë sulmet me raketa

Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe thotë...

Marrëveshja e suksesit, si ecën bashkë drejt historisë FFK dhe Ujë Mokne

Dy vite më parë Federata e Futbollit të Kosovës...

Djali i Hamzë Jasharit, Bekimi, ende nuk ka marrë vendim definitiv nëse do t’i futet apo jo garës për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen me 22 tetor.

Megjithatë, Jashari për herë të parë ka konfirmuar se nëse e bën një gjë të tillë, atëherë Sami Lushtaku dhe Nuredin Lushtaku nuk do të jenë pjesë e garës për të parin e komunës së Skenderajt.

Në një prononcim për “Indeksonline”, Bekimi thotë se nëse bëhet kryetar do t’i shërbejë në plotësi qytetarëve të kësaj ane. Ndërsa konfirmon se nuk do të kyçet në asnjë parti.

“Ende nuk e kam marrë vendimin është e njëjta gjendje. Jam duke shqyrtuar kërkesën e qytetarëve por s’ka diçka konkrete. Nëse e marrë vendimin unë do të jem në të mirë të vendit dhe qytetarëve kurgjo tjetër as më shumë e as më pak”, është shprehur ai, duke shtuar se në qoftë se garon do të dal si kandidat i pavarur.

Në fund, Jashari theksoi se ka miqësi të mirë me dy Lushtakët. Për këta të fundit konfirmoi mundësin e moskandimit për qytetin i cili që nga paslufta është bastion i Partisë Demokratike të Kosovës.

“Samijën dhe Nurën dytë i kam shokë, ata nuk kandidojnë nëse dal unë”, është shprehur në fund ai. /Indeksonline/A.M./

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz