Gazetari i njohur kosovar i RROKUM TV, Fidan Jupolli, në profilin e tij në facebook, ka shkruar disa fjalë tejet emocionuese për nënën e tij të ndjerë.
Ky është postimi i plotë emocionues i gazetarit Jupolli:
U mbyll e pamja për ty Nanë dhe u krye siç është adeti. Më nderuan e të nderuan Nanë, siç e ke meritu nderin e respektin në të gjallë; mu ashtu siç të ka nderu ai nderin e të cilit e doje më së shumti, timin, të birit tënd.
A u ligshtove, kishe me më thanë?
Shumë! Tash e di sa e fortë ke qenë, e nuk je dorëzu kurrë kur unë e ti mbetëm vetëm, në mes të rrugës. Ti e re në të 30-at, e unë fëmijë 7 vjeç që nuk dija shumë, po isha i lumtur që të kam e që më mbron.
Më mbrojtje deri kur u rrita. E kishim veç njani-tjetrin. Dhe, deri në frymën tande të fundit ishe siç ke qenë, forca dhe mbrojtja ime.
E tash, pa ty, u lighshtova po nuk jepesha se ti më kishe qortu; më kishe thonë mos se marre me të pa Gega. Me të pa nusja!
“Mbahu”, e dëgjoja zanin tand.
Nuk jepesha, sepse edhe dojsha me u ba i fortë si ti, me u mburr me mu edhe në këto momente, siç jam mundu tërë jetën me ndje ti Nanë se vuajtjet nuk të shkuan kot, se unë jam ai që do të të dal zot.
Dikush në të pame tha se krejt nanat janë të njëjta. Heshta, sepse në të pame më duhet të flas më së paku. Por, tash e them se ti ishe ndryshe, ti ishe Nana, baba, vëllai, motra e shoku më i mirë.
Lamtumirë Nanë. Të fala babit. Të fala motrës e vëllait. E di që jeni taku në Parajsë, si familje e lumtur. Më le Nanë, le një plagë në këtë tokë, po ndoshta më në fund, në jetën plot vuajtje e gjete prehjen me ata që po ashtu të deshtën.
Nanë, më nderuan dhe të nderuan në të pame. Erdhën shumë miq për kryeshnosh. I falënderoj secilin sepse nga lart kur ti sheh, me babin, motrën e vëllain, ndjeheni mirë që më shihni me shumë miq, se jam bërë tamam ai siç më ke mësuar ti Nanë.
Lamtumirë Nanë. Eja më shih, kurdo që mundesh, në ëndrra. Sepse, çdo herë do të kem nevojë për ty.
