BallinaLajmeLimaj optimist se javën tjetër formohen Kuvendi dhe Qeveria

Limaj optimist se javën tjetër formohen Kuvendi dhe Qeveria

Të ngjajshme

Për herë të parë në Shqipëri, kompensim për dëmet në shëndet nga ajri i ndotur

Qytetarët shqiptarë që do të preken nga problemet shëndetësore...

Tërmetet brenda NATO-s dhe komoditeti ynë i budallëm

Trump paska deklaruar se po shqyrton mundësinë e daljes...

Vdes në QKUK një 30-vjeçar pas plagosjes me armë zjarri

Një person ka ndërruar jetë para pak çastesh në...

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, shprehet optimist se deri në fundjavë Kosova do ta ketë Kuvendin dhe Qeverinë.

Sipas tij, pritet që përfundimisht të ndodh krijimi i institucioneve të vendit.

“Më 24 gusht ne presim që në këtë seancë të fillohet përfundimisht krijimi i institucioneve, ftoj të gjithë se sa ma shpejtë të lehtësojnë krijimin e institucioneve e më pas të ndodh edhe ai i Qeverisë. Jam optimist që deri në fundjavë Kosova do ta ketë edhe Kuvendin edhe Qeverinë e konstituuar”, tha Limaj në konferencën e mbajtur për media ku edhe u zyrtarizua kalimi i Shukri Bujës në Nisma, shkruan express.

Ndërkaq shtoi se kushdo që dëshiron  të bëhet pjesë e tyre, derën në Nisma e kanë të hapur.

Thotë se Shukri Buja i cili braktisi PDK-në për t’iu bashkuar atyre, është në shtëpinë e tij.

“Ne jemi shumë të gëzuar, ai ka ardhë në shtëpinë e tij s’ka asnjë dallim. Jemi subjekt me identitet politik e cila po promovohet anë e mbanë Kosovës, ne do ta fuqizojmë partinë tonë”, shtoi Limaj, derisa e bëri të qartë se nuk bëjnë kompromise me parimet e tyre partiake.

Tha se kanë dallime partiake me forcat tjera politike por se punojnë për interesin e vendit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz