back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaLajmeÇitaku në OKB: Haradinaj dhe Lushtaku nuk shkuan në Beograd të luftojnë

Çitaku në OKB: Haradinaj dhe Lushtaku nuk shkuan në Beograd të luftojnë

Të ngjajshme

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ndër tjerash ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është lëvizja më e suksesshme çlirimtare në historinë e vonshme.

Çitaku i është kundërpërgjigjur akuzave të shefit të diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, duke thënë se Kosova është krenare me historinë e liderëve të saj.

“Jemi shumë krenarë që në politikën tonë kemi njerëz që kanë luftuar kundër Millosheviqit dhe Sheshelit, të cilët ishin kriminelët më të këqij në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Jemi krenarë për historinë e liderëve tanë”, është shprehur ajo.

Të Fundit

Sport

ShowBiz