back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmeLladorvci suspendon shefin e personelit në Drenas!

Lladorvci suspendon shefin e personelit në Drenas!

Të ngjajshme

“Shumë nxehtë…”, Toney ‘shkrihet’ nga përqafimi i Benitës

Dy nga banorët e shtëpisë më të madhe në...

Lazio eliminoi Milanin dhe siguron vendin në çerekfinale të Kupës së Italisë

Lazio arriti një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Milanit...

I dënuari për përdhunim në Britani, kërkohet për grabitjen e armatosur në Kosovë

Një shqiptar që është dënuar me burgim në Britani...

Matoshi: Pa Listën Serbe, VV do të ishte shuar si parti

Analisti politik Halil Matoshi ka komentuar çështjen e moscertifikimit...

Kryetari i Komunës së Drenasit nga radhët e PDK-së, Ramiz Lladrovci ka suspenduar nga posti i shefit të personelit Gëzim Shishanin.

Lajmin e ka bërë të ditur për “Gazeta Blic” burime të afërta me kryetarin Lladrovci.

Sipas të njëjta burimeve, arsyet e suspendimit të Shishanit nga detyra e shefit të personelit kanë qenë disa mosmarrëveshje që ky i fundit i kishte pasur me Lladrovcin rreth vendeve të punës në komunë.

“Gazeta Blic” ka kontaktuar me Shishain lidhur me këtë çështje por i njëjti nuk ka qenë i gatshëm të deklarohet tani për tani me arsyetimin se është në fazën e ankimimit.

Tani për tani nuk mund të deklarohem rreth kësaj çështje pasi që jemi në fazën e ankimimit, por ju mund të bisedoni me kryetarin Lladrovci dhe mund të kërkoni shpjegime nga ai për këtë vendim“, tha Shishani.

Ndërkohë “Gazeta Blic” ka provuar të kojtaktojë edhe me kryetarin Lladrovci, por kontakti më të ka qenë gati i pamundur pasi që ai nuk është lajmëruar në thirrjet e redaksisë.

Ndryshe, siç merr vesh “Gazeta Blic” nga burime brenda kësaj komune, ende pa përfunduar afati ligjor i fazës së ankimimit i cili zgjatë prej 15 ditësh kryetari i kësaj komune Lladrovci, ka zbatuar vendimin e marrë për suspendimin e tij, kështu duke ia thyer edhe zyrën në të cilën kishte punuar Shishani.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz