BallinaBotëKolumbi, përfundon lufta 52-vjeçare

Kolumbi, përfundon lufta 52-vjeçare

Të ngjajshme

Shkencëtari i NASA-s konfirmon gjurmët e inteligjencës jo-njerëzore në qiell

Një ish-shkencëtar i NASA-s ka dhënë mbështetje për një...

“Ngjyra e kuqe shume i ngjanë”, Alba shfaqet mahnitëse në paraqitjen e fundit

Bukuroshja nga Shkodra, Alba Vukaj është një ndër femrat...

Dërgimi i papritur i Scott Mills tregon se BBC ka marrë vendimin përfundimtar për të

Lajmi i papritur për shkarkimin e Scott Mills, prezantues...

Rektori Edmond Hajrizi dekorohet me Medaljen Presidenciale

Në ceremoninë solemne të ndarjes së dekoratave, Presidentja e...

Bernardo Silva e ka prioritet nënshkrimin me gjigantin spanjoll, pas largimit nga City

Bernardo Silva është lidhur prej vitesh me një kalim...

Në Kolumbi ka përfunduar lufta 52-vjeçare. Në qytetin Pondores është mbajtur një ceremoni me rastin e nisjes së kamionit të fundit i ngarkuar me më shumë se 8 mijë armë të dorëzuara nga Forcat e Armatosura Revolucionare Kolumbiane (FARC) në vëzhgimin e Kombeve të Bashkuara, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos, në një fjalim të mbajtur në ceremoni me dorëzimin e armëve të fundit të FARC-ut ka njoftuar përfundimin e luftës 52-vjeçare duke u shprehur “Sot kemi dëgjuar frymën e fundit të luftës.”

Ndërsa shefi i misionit të OKB-së për Kolumbinë, Jean Arnault, është shprehur se me përfundimin e luftës vendi është drejtuar në një të ardhme të re.

Më 1 mars pas mbërritjes së militantëve në qendrat e grumbullimit u kalua në fazën e dorëzimit të armëve në kuadër të marrëveshjes së paqes të nënshkruar mes qeverisë kolumbiane dhe FARC-ut, që duke dorëzuar 140 armë më 17 mars ajo la për herë të parë armët pas një të kaluare më shumë se 50-vjeçare.

Palët u riulën sërish për bisedime në tryezë në kryeqytetin Havana të Kubës ku pas diskutimeve të gjata më 12 nëntor 2016 arritën një marrëveshje të re paqeje e cila u nënshkrua nga presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos dhe lideri i FARC-ut, Rodrigo Londono më 24 nëntor 2016.

Lufta e cila ka zgjatur për më shumë se gjysmë shekulli në Kolumbi ka shkaktuar humbjen e jetës të afërsisht 260 mijë personave dhe emigrimin e më shumë se 6 milionë të tjerëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz