Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Shkodran Hoti në një prononcim për “Gazeta Blic”, ka thënë se Vetëvendosje ende nuk ka caktuar kandidatin për Kryetar të Komunës së Mitrovicës.
Hoti përmes këtij prononcim ka hedhur poshtë lajmin se Agim Bahtiri do të jetë kandidat për Kryetar Komune në kuadër të koalicionit AKR-VV.
“Nuk ka asgjë të vërtetë. Ende nuk e kemi kandiduar askënd”, tha ai.
Ai më tej ka shtuar se Lëvizja Vetëvendosje emrat e kandidatëve për Kryetar Komunë i bën përmes faqes së tyre.
“Kandidatet tonë i bëjmë publik në faqe e Lëvizjes”, ka përfunduar ai.
Në anën tjetër “Gazeta Blic”, ka tentuar të kontaktoj edhe me Kryetarin aktual të Mitrovicës, Agim Bahtiri mirëpo ky i undit nuk është përgjigjur./GazetaBlic.com/