back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaRegjionaleEdhe një fshat i Skënderajt me rrugë të re (FOTO)

Edhe një fshat i Skënderajt me rrugë të re (FOTO)

Të ngjajshme

Greqia goditet nga tërmeti, nuk raportohet për dëme

Një tërmet ka goditur sot brigjet e Greqisë perëndimore,...

Londrimi rrëqethet kur dëgjon këngën e Gjestit (video)

Ditën e sotme, Londrimi e ka nisur me ritualet...

Latifi kritikon Chomskyn për lidhjet me Epstein dhe qëndrimet publike

Profesori universitar Blerim Latifi ka reaguar lidhur me figurën...

Komuna e Skenderajt sot ka filluar asfaltimin e rrugëve të lagjeve në fshatin Klladërnicë. Ka filluar asfaltimi i rrugës që kalon përmes lagjeve Mulaj e Abazi në drejtim të lagjes Fazliu të fshatit Vitak.

Për të parë punimet që po realizon në Klladërnicë ka qëndruar Nënkryetarit i Komunës Fadil Nura i shoqëruar nga Kryesuesi i Kuvendit Ismet Salihu. Me këtë rast Nënkryetarit Nura ka takuar një grup banorësh të këtij fshati të cilët i ka uruar me rastin e asfaltimit të rrugës së tyre dhe i ka siguruar se Komuna e Skenderajt do të vazhdojë asfaltimin edhe të rrugëve të tjera të Klladërnicës, por edhe të fshatrave të tjera.

Bashkëbisedimi ishte shumë i përzemërt dhe miqësor, ndërsa banorët u shprehën shumë falenderues pasi mungesa e rrugës u kishte shkaktura shumë vështirësi sidomos shkollarëve të kësaj pjese që i vijonë mësimet në shkollën e fshatit.

Projekti i ndërtimit të rrugëve në Klladërnicë ka filluar vitin e kaluar me hapjen dhe trasimin e tyre, ndërkohë që asfaltimi i tyre do të vazhdojë.

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Të Fundit

Sport

ShowBiz