Një fëmijë është përplasur sot nga një veturë në dalje të Vushtrrisë, rrugës që të shpije te fabrika e Llamkos-it.
Fëmija në momentin e goditjes nga vetura me targa të huaja ka qenë duke lëvizur me biçiklete dhe se i njëjti është përcjellë me lëndime drejt emergjencës.
Nuk dihet ende për gjendjen shëndetësore të tij ndërsa në vendin e aksidentit është paraqitur menjëherë policia rrugore e cila po kryen procedurat e nevojshme.
