BallinaLajmeFrashër Krasniqi: Klani "Pronto" e di mirë kujt iu drejtova dje

Frashër Krasniqi: Klani “Pronto” e di mirë kujt iu drejtova dje

Të ngjajshme

Shemben dy ndërtesa në Stamboll, dyshohet për shpërthim gazi

Dy ndërtesa janë shembur në lagjen Fatih të Stambollit,...

Drita shënon në fund të pjesës së parë ndaj Gjilanit

Ka përfunduar pjesa e parë në derbin e Anamoravës. Është...

Zjarri përfshin goma dhe mbeturina pranë banesave në Hajvali

Zjarri ka përfshirë goma dhe mbeturina pranë banesave në...

Gjest për t’u duartrokitur, Gjilani dhe Drita bashkohen për të nderuar Elife Sherifin

Në këto momente po luhet derbi i Anamoravës. Derbi Gjilani-Drita,...

ZKM njofton: Kurti pranoi urime të shumta nga liderët për mandatin e ri

Kryeministri Albin Kurti ka pranuar “një mori urimesh” nga...

Deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, ka thënë se fjalimi i tij në seancën e së hënës në Kuvend ka pasur adresë të saktë dhe “klani Pronto dhe koalicioni i tyre” e dinë mirë për kë e kishte fjalën, por sipas tij, ata qëllimisht i ndezën shoqatat e veteranëve dhe militantët, në mënyrë që të fshehin veten dhe krimet ekonomike të tyre prapa UÇK-së.

Krasniqi, në një postim në Facebook, shkruan se luftëtarët e vërtetë të UÇK-së marrin pensione përbuzëse, ngase disa “komandantë” për të fituar vota kanë dy-trefishuar numrin e veteranëve të regjistruar.

Lexoni të plotë postimin e Krasniqit në Facebook:

Klani Pronto dhe koalicioni i tyre e dinë mirë për kë e kisha fjalën dje. E dinë mirë që iu drejtova milionerëve të PAN-it, por qëllimisht i ndezën shoqatat e veteranëve dhe militantët, në mënyrë që të fshehin veten dhe krimet ekonomike të tyre prapa UÇK-së.

Ata po ashtu e dinë mirë se:

– Luftëtarët e vërtetë të UÇK-së jetojnë në kushte të rënda dhe s’flet kush për ta, sepse DISA “komandantë” (që janë pjesë e PAN-it) i kanë bërë milionat në kurriz të qytetarëve.

– Luftëtarëve të vërtetë të UÇK-së fëmijët po u ikin jashtë Kosovës, ngase fëmijët e DISA “komandantëve” – si Hashim Thaçi, me paratë tona i kryejnë pushimet në Dubai.

– Luftëtarëve të vërtetë të UÇK-së fëmijët u mbesin pa punë, ngase për punësim në Kosovë pyeten djemtë e DISA “komandantëve” – si Adem Grabovci.

– Luftëtarët e vërtetë të UÇK-së marrin pensione përbuzëse, ngase DISA “komandantë” për të fituar vota kanë dy-trefishuar numrin e veteranëve të regjistruar.

Boll jeni fshehur prapa UÇK-së, ndërkohë që e keni braktisur çdo vlerë e ideal të luftës sonë çlirimtare. Askush nuk po ua mohon vitet e luftës por UÇK-ja ka qenë e popullit.

Megjithëse do të dëshironit që ashtu siç keni privatizuar gjithçka, ta privatizoni edhe UÇK-në, UÇK-ja nuk ka qenë dhe asnjëherë nuk do të jetë pronë e juaja private.

Krenar me luftën e drejtë të UÇK-së që kurrë askush nuk do të mund ta përdhosë!”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz