back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeLDK e VV mund ta dërgojnë PAN-in në Kushtetuese (Video)

LDK e VV mund ta dërgojnë PAN-in në Kushtetuese (Video)

Të ngjajshme

Bllokada e Kuvendit mund të kthehet sërish

Nëse në periudhën e ardhshme nuk arrihet një marrëveshje...

ETC sjell Eventin “E PREMTJA E BARDHË” me Zbritje deri 50%

Një ndër eventet më të mëdha të Zbritjeve në...

Skandali zgjedhor prodhon “kampionin” e ri: Taulant Kelmendi –922

Dyshime fillestare për manipulim votash kanë çuar në zbulimin...

Kosova formon grup pune për zbatimin e ligjeve për të huajt dhe automjetet

Qeveria e Kosovës ka mbledhur një grup zyrtarësh nga...

Dështimi i katërt për formimin e institucioneve të vendit ka acaruar koalicionin LAA. Ky koalicion ka paralajmëruar që së bashku me Lëvizjen Vetëvendosje dhe shoqërinë civile se do i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

Sqarimi i bazave juridike dhe akordimi për ndërmarrjen e hapave konkret drejt zhbllokimit të themelimit të institucioneve të vendit janë synimet e Koalicionit LAA dhe Vetëvendosjes.

Shefi i grupit parlamentar të koalicionit LAA, Avdullah Hoti ka paralajmëruar se së shpejti do të thërrasin një tryezë brenda grupit parlamentar, minoriteteve ,vetëvendosjes dhe shoqërisë civile, për të draftuar pyetje për Gjykatën Kushtetuese.

E lidhur me këtë Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje,Drito Qaushi ka theksuar se do ta shqyrtojnë kërkesën e Avdullah Hotit për një tryezë ku do të shqyrtoheshin mundësit për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Ndërsa për sa i përket pjesëmarrjes në takim konstituiv me koalicionin PAN, Qaushi ka deklaruar se Vetëvendosje nuk do të marrë pjesë.

Përkundër Lëvizjes Vetëvendosje Hoti, ka njoftuar se koalicioni LAA-në se do të marrin pjesë në takimin konsultativ me koalicionin PAN, të thirrur nga kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci.

Të Fundit

Sport

ShowBiz