Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka përmbushur premtimin e parë që e ka dhënë gjatë fushatës zgjedhore në dhjetor të vitit të kaluar.
Vetëm pak kohë pas fillimit të mandatit, Lladrovci madje ka tejkaluar premtimin me emërimin e grave në pozita të drejtoreshave komunale.
Lladrovci do të qeverisë me Kimete Qorrin të cilën e ka emëruar Drejtore të Administratës Komunale; Anita Avdullahu – Dvoranin si Drejtore për Bujqësi dhe Zhvillimit Ekonomik; Aurora Berishën, Drejtore e Inspeksionit; Lumnije Krapin, Drejtore e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë dhe Flutura Avdiun, Drejtore për Kulturë, Rini e Sport.
E në fakt Drenasi është lider në Kosovë sa i përket përfqaësimit të femrave pozitat drejtuese në komunë.
Kjo është tabela e përfaqësimit gjinor në Kosovë:
Komuna e Drenasit
5 Drejtore: Kimete Qorri, Drejtore të Administratës Komunale; Anita Avdullahu – Dvorani, Drejtore për Bujqësi dhe Zhvillimit Ekonomik; Aurora Berisha, Drejtore e Inspeksionit; Lumnije Krapi, Drejtore e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë dhe Flutura Avdiu, Drejtore për Kulturë, Rini e Sport.
Komuna e Kamenicës
Tri Drejtore: Shejnaze Masurica, Drejtore për Ekonomi, Buxhet dhe Financa; Venera Dërmaku- Rexha, Drejtore për Kulturë, Rini e Sport dhe Ferdane Rrudhani, Drejtore e Zhvillimit Ekonomisë dhe Diasporës
Komuna e Vushtrrisë
Tri Drejtore: Xhevrije Rama, Drejtore e Administratës; Arta Haxhaj, Drejtore për Ekonomi, Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural dhe Shpresa Rama, Drejtore për Kulturë, Rini dhe Sport.
Komuna e Fushë Kosovës
Dy Drejtore: Nurije Fazliu, Drejtore për Administratë dhe Nurije Avdiu, Drejtore për Kulturë, Rini dhe Sport
Komuna e Obiliqit
Dy Drejtore: Zarife Behluli, Drejtore për Ekonmi, Buxhet dhe Financa dhe Fitore Hashani, Drejtore për Rini, Kulturë dhe Sport
Komuna e Podujevës
Dy Drejtore: Mrikë Thaçi, Drejtore e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Florie Abazi Besholli, Drejtore e Inspeksionit
Komuna e Prishtinës
Dy Drejtore: Arbërie Nagavci, Drejtore e Arsimit dhe Nora Kelmendi, Drejtore e Kadastrës
Komuna e Prizrenit
Dy Drejtore: Shpresa Goçaj, Drejtore e Shëndetësisë dhe Sherife Balaj, Drejtore e Punës dhe Mirëqenies Sociale
Komuna e Shtimes
Dy Drejtore: Fatmire Ferati, Drejtore për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Ardiana Rama- Gashi, Drejtore e Shërbimeve Publike
Komuna e Junikut
Dy Drejtore: Rrezarta Goçi, Drejtore e Administratës së Përgjithshme dhe Kosovare Gacaferri, Drejtore për Buxhet dhe Financa.
Komuna e Graçanicës
Një Drejtore: Gordana Toskiq, Drejtore e Arsimit dhe Kulturës
Komuna e Deçanit
Një Drejtore: Hane Lekaj Berisha, Drejtoreshë e Gjeodezisë dhe Kadastrës
Komuna e Gjilanit
Një Drejtore: Shqipe Kastrati Haziri, Drejtoreshë e Arsimit
Komuna e Istogut
Një Drejtore: Edona Bujupi Loxha, Drejtore e Administratës
Komuna e Kaçanikut
Një Drejtore: Diana Bajrami –Reka, Drejtore e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Komuna e Mitrovicës
Një Drejtore: Vlora Haxhimehmedi, Drejtore e Shëndetësisë
Komuna e Novobërdës
Një Drejtore: Shefkije Mehmeti, Drejtore e Shërbimeve Publike
Komuna e Rahovecit
Një Drejtore: Vjollca Vuqitërna, Drejtore për Arsim
Komuna e Pejës
Një Drejtore: Suzana Muriqi, Drejtore për Integrime dhe Diasporë
Komuna e Vitisë
Një Drejtore: Kaltrina Sylejmani, Drejtore për Kulturë, Rini dhe Sport
Komuna e Malishevës
Një Drejtore: Blerta Krasniqi, Drejtore për Rini, Kulturë dhe Sport
Komuna e Skenderajt
Një Drejtore: Alberta Gjinofci, Drejtore e Administratës
Komuna e Shtërpcës
Asnjë grua në drejtori komunale
Komuna e Suharekës
Asnjë grua në drejtori komunale
Komuna e Mamushës
Asnjë grua në drejtori komunale
Komuna Ranillug
Asnjë grua në drejtori komunale
Komuna e Dragashit
Asnjë grua në drejtori komunale
Komuna e Lipjanit
Asnjë grua në drejtori komunale
Shënim: Disa nga komunat e Kosovës e kanë pasur sajtin e paqasshëm për t’i nxjerrë të dhënat e përfaqësimit gjinor në qeveritë komunale.