BallinaShqiptarePamje e rëndë: 21 vjeçari vdes në aksident

Pamje e rëndë: 21 vjeçari vdes në aksident

Të ngjajshme

Arrestohet një burrë në Prishtinë, kërcënoi ish-bashkëshorten dhe djalin

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se...

Asteroidi Ryugu ofron të pesë nukleobazat e jetës

Studiuesit kanë zbuluar në mostrat e asteroidit Ryugu të...

Nuk u ftua Trent te Anglia, Tuchel jep arsyen

Anglia ka publikuar listën për ndeshjet miqësore të muajit...

iOS sulmohet nga virusi “DarkSword”

Një paralajmërim i fortë për sigurinë kibernetike është dhënë...

Policia ka dhënë informacionin e parë zyrtarë në lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur në autostradën Kavajë-Durrës.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se automjeti tip “Skoda”, me drejtues shtetasin K.R., është përplasur me pjesën e mbrapme të mjetit tip kamionçinë me drejtues shtetasin  E.Z.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë, drejtuesi i mjetit tip “Skoda”, shtetasi K.R., 21 vjeç.

Makina e tij ka pësuar dëmtime të mëdha, saqë pjesa e sipërme është këputur. Dëshmitarët në vendngjarje thonë se shoferi kishte dëmtime të mëdha në kokë, sa thuajse ishte shpërfytyruar.

Policai thotë se grupi hetimor vazhdon punën në vendngjarje për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të aksidentit.

/Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz