back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaRegjionaleKonfiskohen 4 armë në Skenderaj e Mitrovicë

Konfiskohen 4 armë në Skenderaj e Mitrovicë

Të ngjajshme

Haradinaj: Njohja nga Bahamas dëshmi se Kosova po konsolidohet në arenën ndërkombëtare

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,...

Vazhdojnë gërmimet në Rahovec, gjenden mbetje mortore të një tjetër personi

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur (KQPZh) ka njoftuar...

Supremja kthen në rivendosje çështjen e Ramadan Morinës, paraburgimi mbetet në fuqi

Gjykata Supreme e ka miratuar kërkesën për mbrojtje të...

Klodi hedh Benitën në pishinë, ja reagimi i saj

Një situatë qesharake ka ngjarë sot në shtëpinë më...

Në katër raste të ndara, brenda dy ditëve të vikendit njësitë policore në Mitrovicë dhe Skenderaj, kanë konfiskuar katër  armë.

Mbi bazën e informacioneve të pranuara për të shtëna në ahengje, njësitë policore kanë reaguar  në katër raste të ndara, dy në zonën e Mitrovicës dhe dy të tjera në zonën e Skenderajt, në të gjitha rastet policia fillimisht ka identifikuar lokacionet nga ku dyshohej për të shtëna, me ç’ rast në të katër intervenimet janë gjetur dhe konfiskuar katër armë, tri pistoleta dhe një armë tytëgjatë.

Nën dyshimin për  armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës janë arrestuar katër persona të dyshuar, të cilët  pas procedurave intervistuese  janë liruar për procedurë të rregullt.

Ndaj tyre  është iniciuar procedurë për vepër penale ’shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz