BallinaLajmeTragjedi në Podujevë, brenda dy orëve vdesin dy familjarë (Video)

Tragjedi në Podujevë, brenda dy orëve vdesin dy familjarë (Video)

Të ngjajshme

Gimbo tregon se çfarë ndodhi me arrestimin e Gjestit

Ish-banori i Big Brother Vip 5, Gimbo, i ftuar...

Sot zhvillohet derbi i madh kosovar, Gjilani-Drita

Sot (e diele) do të zhvillohen edhe tre përballje...

Skuadra shqiptare e përjashton ish-lojtarin e Ballkanit, dyshohet se shkaktoi qëllimisht penallti!

Skuadra e njohur shqiptare, Flamurtari ka përjashtuar kapitenin e...

Arbeloa: Rudigeri është shembull për futbollistët e rinj

Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, e ka mbrojtur...

Dy vdekje të njëpasnjëshme  kanë ndodhur brenda ditës, në fshatin Dobratin të komunës së Podujevës.  Xhemajl Xhemajli, 33 vjeçar ka vdekur duke hapur varrin e kushëririt të tij Sejdiu Sejdiut i cili kishte vdekur vetëm dy orë më parë. E sot në varrezat e këtij fshati të dy ata, u varrosën në shumë reshje shiu, e edhe në shoqërinë e shumë qytetarëve që erdhën për lamtumirën e fundit.

Kishte shkuar për t’i hapur varrin familjarit të vdekur, por vdekja ia kishte ndaluar punën në  gjysmë.

Xhemajl Xhemajli, 33 vjeçar  po bënte gati varrin për kushëririn Sejdi Sejdiun, i cili kishte ndërruar jetë vetëm dy orë më parë, por në varrin e tij, pësoi infarkt në zemër dhe ndërroi jetë.

Familjarët e edhe të gjithë banorët e fshatit Dobratin, e përjetuan rëndë humbjen e dy familjarëve, brenda të njëjtës ditë.

Pas rastit tragjik varrimi për të dy ata, u vendos të bëhej bashkë.

Shiu që nuk pushoj për asnjë moment, nuk i ndaloj gjithë këta njerëz që të vijnë për tu dhënë lamtumirën e fundit atyre që vdekjen e gjetën papritur.

E të afërmit e tyre, për Tribuna Channel, shpjeguan ngjarjen.

Sejdiu kishte vdekur pas një sëmundje me të cilën u ballafaqua, ndërsa që Xhemajli nuk vuante nga asnjë sëmundje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz