back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeKy do të jetë kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës?

Ky do të jetë kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës?

Të ngjajshme

Faruk Mujkës i vazhdohet mandati si kryeshef në “Ibër Lepenc”

Bordi i ndërmarrjes hidroekonomike “Ibër Lepenci SH.A” ka marrë...

Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Çdo muaj ka ngritjet dhe uljet e veta, si...

Arsenali gati për një transferim surprizë! Refuzohet tentativa e parë nga Newcastle Unitedi

Arsenali po eksploron një lëvizje surprizë në “Deadline Day”...

Aksident në Shakovicë të Podujevës, lëndohen katër persona

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00...

“Kamishi” dorëzon dy ankesa në PZAP

Bekim Haxhiu-Kamishi, kandidati i PDK-së në zgjedhjet e fundit...

Partia Demokratike e Kosovës ndonëse ende zyrtarisht nuk e ka vendosur emrin e kandidatit për kryetar të Prishtinës, merret vesh se njëri nga deputetët e kësaj partie do të jetë në garë.

Sipas burimeve të Gazetës Blic, Memli Krasniqi, i cili është ndër deputetët më të votuar të PDK-së në zgjedhjet e 11 qershorit, do të jetë kandidati i kësaj partie për kryetar të Prishtinës.

“Memli Krasniqi shihet si kandidati më serioz në PDK, në garën për kryetar të Prishtinës. Krasniqi ka mbështetjen më të madhe nga lidershipi i partisë. Ai në këtë garë, do ta mposhtë kreun e degës së PDK-së, Lirak Çelajn”, tha ky burim i Gazetës Blic. Zyrtarisht nga PDK nuk kanë dashur që të flasin.

Ndërkohë, tash e sa muaj në media është përfolur emri i Lirak Çelajt dhe Blerand Stavilecit si emra të mundshëm, mirëpo që lidershipi i partisë besimin më të madh e ka tek Krasniqi.

Në anën tjetër, dy partitë tjera, Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tashmë kanë zyrtarizuar kandidatët për kryetar të Prishtinës.

Derisa VV do të hyjë më 22 tetor me Shpend Ahmetin, AAK këtë garë ia ka besuar të aderuarit para disa muajsh, Arbër Vllahiu, i cili për një periudhë disa vjeçare ka qenë edhe këshilltarë i ish- presidentes, Atifete Jahjaga.

Pos PDK-së, as LDK ende nuk e ka zyrtarizuar kandidatin për kryetar të Prishtinës. Si emër më i mundshëm, është ai i ish- shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqirit

Të Fundit

Sport

ShowBiz