back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaSportPërsëri refuzohet oferta e Barcelonës

Përsëri refuzohet oferta e Barcelonës

Të ngjajshme

Kosova pranon armatim kundërtank nga Gjermania

Kosova ka pranuar zyrtarisht armatim kundërtank nga Gjermania, konkretisht...

ATK kalon shifrën prej 1 miliardë euro tatime të mbledhura brenda vitit

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka dhënë...

Leonard Ademaj: Vrasja e Liridonës ishte e planifikuar, u realizua brenda shtatë minutash

Leonard Ademaj, vëllai i Liridonës, pas seanc[s ks[ sotme...
- Advertisement -

Liverpool ka hedhur poshtë një ofertë prej 100 milionë eurosh nga Barcelona për Philippe Coutinho, konfirmon “Goal.com”. E ardhmja e “play-maker” brazilian në “Anfield” ka qenë burim i thashethemeve të vazhdueshme për pjesën më të madhe të verës, me Blaugranët që thuhet se kanë bërë një ofertë të mëparshme për të. Ndërsa fillimisht mendohet të jetë një lëvizje për të ndihmuar në mbajtjen e shërbimeve të Neymar, dalja e këtij të fundit te PSG për 222 milionë euro, javën e kaluar, ka kthyer një nënshkrim të mundshëm të Coutinho, si pjesë e planit të klubit katalanas për të zëvendësuar superstarin e larguar.

Thashethemet kanë treguar se Barcelona ishte afër një marrëveshjeje për 25-vjeçarin Coutinho dhe se përfaqësuesit e ekipit të La Liga-s ishin në rrugën e tyre drejt Liverpool për të përfunduar një marrëveshje. Megjithatë, trajneri i “Reds”, Jurgen Klopp, ka këmbëngulur shumë herë gjatë verës se lojtari nuk është në shitje dhe duket se nuk është lëvizur nga oferta e fundit e Barcelonës. Coutinho nënshkroi një marrëveshje të re pesëvjeçare gjatë sezonit 2016-2017, që nuk përfshin një klauzolë lirimi. “Reds” këmbëngulin se ata nuk kanë nevojë të ulen ballë për ballë me katalanasit, duke përsëritur se Coutinho nuk është në treg, një qëndrim që ata e kanë bërë tashmë bollshëm qartë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz