back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaSportBanka nuk mbulon €222 mln të PSG, Barcelona pezullon transferimin e Neymar

Banka nuk mbulon €222 mln të PSG, Barcelona pezullon transferimin e Neymar

Të ngjajshme

Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete të shkallës së ulët

Faqja volcanodiscovery.com ka dhënë detaje për tërmetin në Kosovë,...

Komuna e Skenderajt del me njoftim pas tërmetit në Kosovë

Skenderaj, 10 shkurt – Komuna e Skenderajt ka dalë...

Como kalon në gjysmëfinale të Coppa Italia, e eliminon Napolin

Como do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e...

Kiara dhe Luna i bëjnë befasinë simpatike Luizit

Një surprizë emocionuese ka mbërthyer shtëpinë e Big Brother...

Komuna e Prishtinës pas tërmetit del me udhëzime për qytetarët

Komuna e Prishtinës informon qytetarët se sonte në ora...

Barcelona nuk ka ndërmend të akordojë çertifikatën ndërkombëtare të transferimit për PSG, në mënyrë që Neymar të mund të luajë me ekipin francez, të paktën jo deri kur të ketë arkëtuar shumën prej 222 milionë euro, që korespondon me klauzolën e shitjes së brazilianit. Burime zyrtare të klubit katalanas kanë konfirmuar për “Efe” , se banka nuk ka çertifikuar ende likuiditetin e shumës prej 222 milionë euro, përmes të cilës PSG arriti të blejë lirinë e Neymar nga Barcelona vetëm gjashtë ditë më parë.

Ishte që në atë kohë, kur Barcelona paralajmëroi përfaqësuesit e klubit parizien se transferimi i Neymar do të vononte finalizimin e tij, të paktën deri sa klubi katalanas të prekte paratë me duart e veta. Kështu, për sa kohë Barça nuk ka ende në llogarinë e klubit likuiditetin e atij çeku të firmosur nga klubi francez, nuk do të japë dritën jeshile për Federatën Spanjolle të Futbollit, që kjo e fundit të dërgojë çertifikimin ndërkombëtar të transferimit për Neymar. Është pikërisht për këtë arsye pse Neymar nuk mundi dot të debutojë me PSG në javën e parë të kampionatit, në ndeshjen e javës së kaluar ndaj Amiens, ndërkohë që rrezikon të humbasë edhe ndeshjen e javës së dytë, e parashikuar të luhet të dielën ndaj Guingamp.

Të Fundit

Sport

ShowBiz