BallinaSportUrimi i Del Pieros për pasardhësinë e tij i cili u bë...

Urimi i Del Pieros për pasardhësinë e tij i cili u bë numri 10 i Juves

Të ngjajshme

LDK kërkon afat shtesë për marrëveshjet ndërkombëtare

Deputeti i LDK-së Besian Mustafa, në seancën plenare të...

Vedat Muriqi meriton respekt

Shkruan: Albert Bunjaki, ish selektor i Kosovës “Vedat Muriqi meriton...

Me një orë vonesë, nis seanca e Kuvendit

Seanca e sotme ka nisur me një orë vonesë. Ajo...

Paulo Dybala do të jetë numri 10 i Juventusit duke filluar nga sezoni i ri 2017/2018.

Sulmuesi argjentinas do të trashëgojë fanellën që e ka bartur ikona e Zonjës së Vjetër, Alessandro Del Piero.

Ndërsa legjenda e futbollit italian menjëherë e ka uruar lojtarin e ri për numrin 10.

Del Piero ka qenë dhjetëshi i vërtetë i fundit i Juves

“Shumë fat Paulo Dybala. Shijoje si një juventin i vërtetë. Dhe na bën që të argëtohemi!”, ka shkruar Del Piero në Twitter.

“Faleminderit shumë. Është një nder të vesh fanellën tënde. Gara për gjuajtjet e lira ndërmjet numrave 10 do të jetë akoma më e bukur!”, ia ka kthyer argjentinasi.

Qe një kohë, Del Piero dhe Dybala kanë shprehur dëshirë të bëjnë një duel të gjuajtjeve të lira, me Gianluigi Buffonin në portë.

Numrin 10 në vitet e fundit te Juve e kanë bartur edhe Carlos Tevez dhe Paul Pogba, mirëpo Del Piero ka qenë dhjetëshi i vërtetë i fundit i Bianconerëve. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz