back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaSportKryeministri maqedonas flet për lojën Manchester United-Real Madrid

Kryeministri maqedonas flet për lojën Manchester United-Real Madrid

Të ngjajshme

Zarf gri në shtëpi! Çfarë pritet të ndodhë? (VIDEO)

Banorët e Big Brother VIP Kosova janë habitur sot...

Labinot Rexha e quan Kushtrimin ‘serb’, reagojnë menaxhmenti i tij

Një deklaratë e fortë publike është publikuar së fundmi...

Shpallet futbollistja e vitit 2025 tek femrat në Kosovë

Sonte në ceremoninë e Lauratëve të Vitit në Kosovë...

Aksident në Itali, vdes shqiptari që po drejtonte kamionin

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka...
- Advertisement -

Me ftesë të Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, mbrëmë ishte i pranishëm në solemnitetin për mysafirët e lartë, me rastin e mbajtjes së spektaklit futbollistik, finalen e Super Kupës së UEFA-s, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njoftoi pres-shërbimi qeveritar, kryeministri Zaev në pritjen për mirëseardhje të mysafirëve zhvilloi biseda të shkurtra me zyrtarët e lartë të dy federatave të futbollit, atë evropian dhe botëror, si dhe me anëtarët e menaxhmentit dhe stafit teknik të të dy klubeve, pjesëmarrëse në Super Kupën e UEFA-s, Manchester United dhe Real Madrid.

“Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev shprehu bindjen se janë krijuar të gjitha kushtet që kjo ngjarje e madhe sportive të mbahet në atmosferë të mirë dhe se Republika e Maqedonisë dhe Shkupi si nikoqir, do të arsyetojnë besimin dhe pritjet dhe se e meritojnë vëmendjen e botës, e cila sot dhe nesër është kthyer drejt matjes së forcave të yjeve të futbollit nga Manchester United dhe Real Madrid”, qëndron në kumtesën.

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Çeferin, siç theksohet, i është falënderuar kryeministrit Zaev dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për mbështetjen e plotë në organizimin e finales së Super Kupës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz