back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaRegjionaleDrenasXhavit Drenori: Më morën në pyetje Njësiti për Krime të Rënda

Xhavit Drenori: Më morën në pyetje Njësiti për Krime të Rënda

Të ngjajshme

​27 vjet kur u rrëmbye Xhavit Haziri në Prishtinë nga shërbimi sekret serb

Më 17 shtator 1998, në Prishtinë nga policia pushtuese...

Provokimi ndaj Trump te Kështuella Windsor, katër të arrestuar në Londër

Policia britanike ka arrestuar katër persona nën dyshimin se...

Nuk largohet “profa”, bordi i Drenicës e mbështetë trajnerin

Bylbyl Sokoli është në presion nga tifozët e Drenicës...

Gucati: Dëshmia e James Rubin riktheu procesin në binarë

Dëshmia e ish-diplomatit të lartë amerikan, James Rubin, e...

Asamblisti i Kuvendit Komunal në Drenas, Xhavit Drenori, është marrë në pyetje nga Njësiti për Krime të Rënda në Policinë e Kosovës.

Drenori ka shtuar se e gjitha kjo ka të bëj me një deklaratë timen në rrjetet sociale, ku u prononcova nga mos angazhimi i kryeprokurorit në fjalë, se nëse do të bëhesha vrasës, do ta vrisja kryeprokurorin Beka.

“Kryeprokurori Beka, le të jetë i qete sepse unë nuk jam vrasës, por përmes rrugëve ligjore do të kërkoj përgjegjësi nga secili zyrtar përgjegjës që e “mbulon” krimin”, shkruan Drenori- transmeton drenicapress.info.

Ja çka thotë Drenori për intervistimin e tij nga Njësiti për Krime të Rënda në Policinë e Kosovës.

Po po, dje u intervistova nga Njësiti për Krime të rënda të Policisë së Kosovës rreth deklarimit tim në profilin tim në facebook.

U dhashë sqarimet e nevojshme rreth deklarimit tim.
Në atë postim në facebook, tashmë jam i vetëdijshem që nuk kisha zgjedhur fjalët e duhura për të shprehur paknaqësitë rreth mos veprimit të organeve gjegjëse kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Drenas, dhe i sigurova edhe zyrtarët që me intervistuan se, Kryeprokurori Beka, le të jetë i qete sepse unë nuk jam vrasës, por përmes rrugëve ligjore do të kërkoj përgjegjësi nga secili zyrtar përgjegjës që e “mbulon” krimin.

Megjithate, do isha shumë i lumtur sikur te vinte edhe një ekipe tjetër e policëve dhe prokurorëve dhe të interesoheshin rreth shqetësimeve të mija për mos veprim (mbyllje të syve), nga Prokuroria përkatëse karshi denoncimeve që i kamë bërë gjatë periudhës sa ushtroj mandatin e asamblistit.

Po bëj një krahasim të thjeshtë:

Nëse na duhet një produkt ushqimor, ne zakonisht shkojmë në market. E vendosim produktin në karrocen e blerjes dhe presim në radhë të arka për pagesë.
Posa ta paguajmë produktin marrim atë dhe llogarinë/kupinin fiskal.
Dhe çka ndodhë, për një moment zhduket produkti që e blemë/paguam dhe në dorë na mbetët vetëm llogaria/kuponi fiskal (sado që paguam produktin me para).

E njëjta vlenë në rastin tonë edhe për Kryeprokurorin e apostrofuar. Unë kisha denoncuar shumë raste korruptive dhe besoj secila prej tyre ishte mjaft e faktuar dhe nga ai përmes emailit zyrtar pata kërkuar informacione rreth ecurisë se hetimeve, sepse nga avokati im isha siguruar se kam të drejtë ligjore të informohem reth ecurisë së hetimeve, si denoncues. Ai nuk me ktheu kurrë përgjigjie. Pra, Kryeprokurori paguhet nga taksat e mija për të më shërbyer mua dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës. Por ai në rastet e mija nuk e bëri.
Pra ai u pagua ndërsa unë nuk pranova kurrë përgjigjien/produktin.

Mos të harrojmë, zyrtarë komunal të denoncuar për korrupsion në Drenas, sot përqeshen me denoncimet e mija te faktuara duke thënë madje kogja haptas, “Ne i kemi njerëzit tonë në Polici, Prokurori dhe Gjykata dhe veq po lodhesha unë kot”!

Le te gjykon secili qytetar i këtij shteti këtë situatë!

Unë edhe “kurbanizohem” ndoshta në këtë rast, por do vazhdoj me rrugë ligjore të kërkoj llogari deri në instancën e fundit.

PS.: Për hirë të transparencës po e publikoj edhe relacionin tim via email me Kryeprokurorin e apostrofuar që mban datën 12.11.2015.

Përndryshe unë nuk zbrapsem për se gjalli duke kërkuar drejtësi dhe asgjë më shumë!

Image may contain: text

Image may contain: text

Image may contain: text

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz