Nga sezoni 2000-01, skuadrat që fitojnë (ose kanë fituar) tre tituj radhazi ose pesë në total marrin një “badge of honour”.
Në sezonin 2004-05 është përfshirë edhe logoja e fituesve të trofeut: klubi i parë që e ka mbajtur ka qenë Porto, kampion i Evropës në sezonin 2003-04.
REAL MADRID: janë 12 fitore (mes Kupës së Kampionëve dhe Champions League) për Real Madrid. E fundit ka qenë kundër Juventus këtë vit.
MILAN: për kuqezinjtë, fitoret janë 7. E fundit ka qenë në 2077-ën kundër Liverpool në Athinë, revanshi për humbjen e befasishme të 2005-ës.
BARCELONA: për “Blaugranat”, triumfet janë 5. Katalanasit janë të fundit në rend kohor që kanë marrë stemën e nderit nga UEFA.
BAYERN MUNICH: 5 triumfe edhe për gjermanët. I fundit ka ardhur në 2013-ën kundër Borussia Dortmund, pas dy finaleve të humbura (Inter dhe Chelsea) në tre vite.
LIVERPOOL: Triumfi i pabesueshëm kundër Milan në 2005, në Stamboll, ka qenë suksesi i fundit i “Të Kuqve”, të aftë të përmbysnin një finale që mendohej e humbur pas pjesës së parë të mbyllur 3-0 për Milan.
AJAX: holandezët kanë fituar tre Kupa të Kampionëve radhazi nga 1971-shi deri në 1973-in. Për këtë arsye edhe ata kanë marrë “badge of honour”.

