back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeNjihuni me zviceranen që ka zgjedhur të jetojë në Kosovë (Video)

Njihuni me zviceranen që ka zgjedhur të jetojë në Kosovë (Video)

Të ngjajshme

Qindra e mijëra kosovarë mësyen rrugët e gjata jashtë Kosovës, për një jetë më të mirë.

Por, ndryshe nga ata që zgjodhën Zvicrën, një zvicërane 76 vjeçare, zgjodhi Kosovën për të jetuar.

Elisabeth Kuchler është një pensioniste  e cila nuk mund të përballonte jetën në Zvicër me shumën e parave që ajo fitonte nga pensioni, duke zgjedh që ajo jetë të bëjë në shtetin kosovar

E intervistuar nga gazeta zvicerane Blick.ch, ajo ka thënë se ka pesë vjet që ajo ka lënë vendlindjen e saj për të jetuar në Kosovë.

”Nuk mund të mbijetoj me frangat zvicerane që fitoja nga pensioni në Zvicër. Unë jam një refugjate ekonomike këtu në Kosovë”, është shprehur Kuchler, transmeton Periskopi.

Kur filloi të jetonte në Kosovë, pensionistja 76-vjeçare kontaktoi një arkitekt dhe bleu një copë tokë duke vendosur ta ndërtonte një shtëpi në shtetin më të ri europian.

Ajo thotë se e konsideruan ”të çmendur” kur të tjerët kuptuan se do jetonte dhe vepronte tutje në Kosovë.

”Kur ata e kuptuan që doja me të vërtetë t’i shkoja deri në fund kësaj pune ndërtimit të shtëpisë, më deklaruan të çmendur”, shton Kuchler.

Por, megjithë jetën që bën tash e pesë vjet në Kosovë, Kuchler thotë se e ka të ëvshtirë të mësojë e të flas gjuhën shqipe, madje dhe arsyetohet për shkak të moshës së shtyrë. Ajo tashmë jeton në një shtëpi në një fshat të Kosovës,  bashke me nj ëpastruese dhe njeh mjaft mirë banorët e lagjës së saj

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz