BallinaLajmeGazeta gjermane: Vuçiq thirrje serbëve që ta kuptojnë se e kanë humbur...

Gazeta gjermane: Vuçiq thirrje serbëve që ta kuptojnë se e kanë humbur Kosovën

Të ngjajshme

Formacioni i mundshëm i Kosovës për finalen e madhe!

Kombëtarja e Kosovës sonte luan ndeshjen ndaj Turqisë, e...

Shoferi godet automjetin zyrtar, lëndohen dy policë

Dy policë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar...

Tentuan të hyjnë në Britani të fshehur në kamion, arrestohen dy shqiptarë

Dy shqiptarë janë vënë në pranga, ndërsa janë kapur...

Me propozimin për dialog të brendshëm për Kosovën, Aleksandar Vuçiq i hodhi hije të errët historisë serbe në bërjen e së cilës ka punuar edhe vet ai, shkruan ‘Frankfurter Allgemeine Zeitung’ lidhur me hapin e presidentit serb.

“Në Serbi këtë vit ka verë me ‘vrima’. Arsye për këtë ka dhënë presidenti Aleksandar Vuçiq i cili në mes të korrikut kërkoi dialog për Kosovën”, thotë kjo e përditshme.

Sipas saj, me propozimin për dialog Vuçiq i ka bërë thirrje serbëve të kuptojnë se Kosovën e kanë humbur, transmeton lajmi.net.

Shkrimi i kësaj gazete vazhdon duke thënë se Vuçiq ka lënë hije të errët në historinë serbe në bërjen e së cilës dikur ka punuar me zell ndërsa tani ai po kërkon që të pranohet pavarësia e Kosovës e shpallur në vitin 2008 së cilës iu dha mbështetje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Siç është raportuar nga ‘Deutsche Welle’, gazeta shkruan se serbët nuk mendojnë më aq gjatë. Ata kanë në mendje shqetësime të tjera; vende pune, shkolla të mira për fëmijët e tyre, hapësira për banim që mund t’i paguajnë, por jo gjithmonë mitin e Kosovës dhe Serbisë.

‘Frankfurter Allgemeine Zeitung’  thotë se nga druajtja e humbjes së adhuruesve në Serbi Vuçiq nuk po guxon të shprehet në termet e duhura në lidhje me çështjen e Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz