BallinaShqiptareGjuha shqipe merr dritën jeshile në Maqedoni

Gjuha shqipe merr dritën jeshile në Maqedoni

Të ngjajshme

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri “në sinkron” me stilin

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri kanë tërhequr sërish vëmendjen...

Tahiri: Pa sektorin privat nuk ka ekonomi, kërkohet trajtim i barabartë

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas deklaratës...

Në krye me Muriqin, Mallorca merr tre pikë të mëdha

Mallorca ka marr tre pikë të rëndësishme në garën...

Qeveria në Shkup ka miratuar më në fund projektligjin për përdorimin e gjuhëve, ligji shumë i debatuar dhe i kërkuar me forcë nga partitë shqiptare në Maqedoni.

Në projektligj, i cili tashmë pritet t’i kaloi Kuvendit për diskutime në muajin shtator, parashikohet se veç gjuhës maqedonase, gjuhë zyrtare është dhe shqipja dhe alfabeti i saj.

“Në të gjitha organet e pushtetit qendror në Republikën e Maqedonisë, institucionet shtetërore, ndërmarrjet publike, drejtoritë, komisionet, personat juridik , të cilët kryejnë autorizime publike në pajtim me ligjin dhe institucionet tjera, gjuhë zyrtare përveç gjuhës maqedonase dhe shkrimit të saj është edhe gjuha që e flasin 20 për qind e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, në mënyrë të përcaktuar me ketë ligj”, thuhet në projektligjin e Qeverisë Maqedonase, që u miratua mbrëmjen e së premtes, shkruan Top Channel.

Edhe pse fillimisht u fol se gjuha shqipe do të ishte dhe në kartëmonedha, kjo gjë nuk është parashikuar në këtë projektligj.

Ajo që nuk ka ndryshuar është shqipja në uniformat e policisë në vendet ku janë 20% shqiptarë. Por gjuha shqipe nuk do të jetë në uniformat e ushtrisë. Tashmë veç kalimin në Kuvend, pritet dhe rekomandimi që do të vijë nga Komisioni i Venecias.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz