back to top
Tuesday, December 9, 2025
BallinaRegjionaleDrenasSot varroset babi i Fehmi e Ramiz Lladrovcit

Sot varroset babi i Fehmi e Ramiz Lladrovcit

Të ngjajshme

Manchester United fiton bindshëm ndaj Wolves

Manchester United ka regjistruar një fitore të thellë 4:1...

Arrestohet ish-lojtari i Premierligës

Bëhet fjalë për sulmuesin, Ivan Toney i cili u...

Punëtorët e Luvrit njoftojnë grevë për kushtet e punës pas grabitjes

Punëtorët në Muzeun e Luvrit në Paris votuan të...

57 bllokime, asnjë qeveri – Zgjedhjet që “ngrinë” Kosovën

Zgjedhjet e 9 shkurtit nisën si të zakonshme, por...

Leonora ndaj Labit: Marre po më vjen, e sulmove Elijonën në traumat e saj

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 4, Leonora Jakupi,...

Pas një sëmundje të rëndë, mbrëmë ka ndërruar jetë Tush Lladrovci, babi i heroit të Kosovës, Fehmi Lladrovci dhe kryetarit actual të Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Lajmin e ka bërë të ditur i pari i Drenasit përmes një postimi në facebook.

Sot, pas një sëmundje të rëndë, ndërroi jetë Baba Tush. Varrimi i Babës Tush, do të bëhet nesër, ditë e shtunë, më 5 gusht 2017, në Gllanasellë, në ora 13.

Sot, si kurrë më parë, dhimbja e mërzia po më mundë. Ndërroi jetë Baba Tush.
Nuk jam mërzit as nuk kam lejuar me më kaplue mërzia as dhimbja, as për Fehën, as për Xhevën, as axhen Jahir, as për qindra shokë në frontet e luftës. Sot, Baba Tush, na ke tronditë, duke u larguar vetëm fizikisht nga ne, kemi pritë këto ditë ta përurojmë përjetësimin e Fehes dhe Xhevës me shtatore, në shesh.

Po Babë, jam mërzitë, të kam premtue se së bashku me fëmijët e shokëve të Fehës e Xhevës ta përuroni me nderime të shtetit që na edukove ta duam, të punojmë për të dhe për të bëjmë çdo sakrificë.

I përjetshëm është kujtimi për ty Baba Tush, ashtu si për të gjithë prindërit që edukuan bijtë dhe bijat e veta që t’i dalin zot atdheut.

Të falemnderit për edukatën dhe mirësinë që na dhe, bijve e bijave Tua dhe shokëve tanë që i trajtove sikur neve.
Kemi qenë të bekuar me Ty Babë!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz