BallinaLajmeBajrami: Veseli ofroi zgjidhje – partitë të lëshojnë pe, ndryshe do të...

Bajrami: Veseli ofroi zgjidhje – partitë të lëshojnë pe, ndryshe do të kemi kriz

Të ngjajshme

BE shpreh keqardhje për anulimin e takimit Brdo-Brioni nga Kroacia

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, e ka anuluar takimin...

Maqedonci pret shqiptarin që drejton anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur...

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arsim Bajrami, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se të gjitha partitë duhet të reflektojnë, që të mos kemi një krizë të re politike.

Ai ka theksuar se nëse shkohet me inate, atëherë pa u bërë Kadri Veseli kryeparlamentar e gjithë jeta politike në Kosovë mbetet e bllokuar, ndërsa ka kërkuar që partitë ta shqyrtojnë ofertën e Veselit për dalje nga kriza, njofton Klan Kosova.

“Të gjitha partitë duhet të marrin mësin nga kriza e para tri vjetëve dhe ne si PDK do të punojmë në këtë drejtim, pasi nuk guxojmë që ajo krizë të përsëritet. Ne kemi dalur me një zgjidhje që të zhbllokohet formimi i institucioneve, në mënyrë që të mos mbetemi në këtë pozitë”.

“PDK është në të drejtën kushtetuese për ta pasur kryetarin e kuvendit. Versioni i parë, nëse të gjitha partitë duan të jenë kryenece, duhet të gjendet metoda për t’u votuar kryetari i kuvendit. Nëse nuk ka konsensus, vendi do të mbahet në krizë, pasi e drejta e PDK-së ëshët e patransferueshme”.

“Por duke pasur përgjegjësi para vendit, Kadri Veseli, ai u ka bërë propozim partive tjera për një alternativë tjetër për kryetar kuvendi, nëse opozita pajtohet që të procedohet për qeverinë”.

“Zgjedhjet duhet të shmangen, sepse demokracitë e reja nuk mund të përballojnë kriza të vazhdueshme dhe zgjedhje të njëpasnjëshme. Kujtoj se herën e shkuar, në raudin e parë unë nuk u pata zgjedhur për kryetar kuvendi, ndërsa Kadri Veseli po. Nëse ka qenë atëherë i pranueshëm, pse nuk është tani”.

“Seanca konstituive nuk mund të mbyllet kurrë, pra ajo qëndron e hapur derisa të konstituohet kuvendi. Ajo mund të ndërpritet, por duhet të vazhdojë, derisa të përmbyllet procesi”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz