BallinaRegjionaleDrenasTakohen Sami Lushtaku e Ramiz Lladrovci

Takohen Sami Lushtaku e Ramiz Lladrovci

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Sot, në Komunën e Drenasit kryetari Ramiz Lladrovci ka pritur Kryetarin e Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, me të cilin diskutuan për zhvillimet aktuale, në veçanti thellimin e bashkëpunimit ne ofrimin e lehtësirave dhe mbështetjes për krijimin e vendeve të reja të punës.

Në takim, kryetari Lladrovci, e falënderoi z. Lushtaku për angazhimin në drejtim të zhvillimit jo vetëm të Skënderajt, por edhe regjionit të Drenicës. “Drenica, gjegjësisht Skënderaj dhe Drenasi, me përkrahjen edhe të nivelit qendror, do të jenë komuna model të qeverisjes së mirë, transparencës dhe zhvillimit ekonomik, tha kryetari Lladrovci, duke theksuar rëndësinë e funksionimit të parkut të ri të biznesit, ardhjen e bashkatdhetarëve me ide të reja për të bërit biznes si dhe ardhjen e investitorëve të huaj.

Kryetari Sami Lushtaku, i ofroi përkrahje dhe mbështetje të plotë kryetarit Lladrovci në realizimin e prioriteteve, në funksion të ngritjes së mirëqenies së qytetarëve në Drenas e Drenicë. “E përgëzova kryetarin Lladrovci për punën e tij të jashtëzakonshme për këta 7 muaj në krye të Drenasit dhe i ofrova mbështetje të plotë. Po ashtu, shpreha gatishmërinë për projektet e përbashkëta që përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve tanë”, ka thënë kryetari Lushtaku. Në takim me kryetarin Lladrovci, kryetari Lushtaku shoqërohej dhe nga nënkryetari i Komunës së Skënderajt Fadil Nura dhe Kryesuesi i Kuvendit të Skënderajt, Ismet Salihu.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz