BallinaLajmePDK: Do t’i kemi kandidatët më të mirë në zgjedhjet lokale

PDK: Do t’i kemi kandidatët më të mirë në zgjedhjet lokale

Të ngjajshme

Ilir Krasniqi: Ëndrra jonë vazhdon…!

Pas humbjes minimale 0:1 ndaj Turqisë në Prishtinë, në...

Agim Ademi: 400 mijë persona kërkuan bileta

Interesim të jashtëzakonshëm shfaqën tifozët kosovarë për të parë...

Selin provokoi Mirin dhe Rogertin, debate në “Big Brother VIP

Treshja, Selin, Miri dhe Rogerti, po vijojnë ende me...

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, sot ka mbajtur mbledhjen e saj të rregullt, në kuadër të aktiviteteve mobilizuese për zgjedhjet lokale më 22 tetor.

“Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se në kuadër të angazhimeve që po bëhen, degët dhe kryesia qendrore po përkujdesen që ta përfundojnë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve më të mirë për kryetarë dhe asamblistë komunalë”, thuhet në njoftimin drejtuar mediave.

Ai ka thënë se do të fuqizohen strukturat ekzistuese me resurse dhe kuadro të reja, të cilat do ta bëjnë diferencën edhe në këtë cikël zgjedhor.

Këto takime mobilizuese dhe motivuese, sipas kryetarit Veseli, po shërbejnë edhe si një reflektim i arsyeshëm i të gjithë anëtarëve pa dallim, me qëllim të arritjes së fitoreve bindëse në shumicën e komunave e Kosovës.

Kreu i PDK-së ka kërkuar nga anëtarët e kryesisë që të angazhohen çdo ditë në terren me të gjithë anëtarët e strukturës, përkrahësit dhe votuesit e PDK-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz