KEDS ka bërë të ditur se nesër në komunën e Drenasit do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, njofton drenicapress.info
Përmes një komunikate për medie është theksuar se kjo ndërprerje është e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit.
Vendet në të cilat do të ketë ndërprerje të rrymës në Drenas janë:
Më 04.08.2017 në NS 35/10kV Parku i Biznesit do të ndërprehet:
- Dalja 10kV Llapushniku (Kodi 16023003) prej orës 12:00 deri në orën 15:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Llapushnik, Orllat, Negroc, Vuqak, Xhurgjicë, Shkolla LLapushnikut dhe Kleqka e re.
Arsyeja e ndërprerjes: Vendosja e shtyllave në LP 10 kV. /Drenica Press/

