back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaRegjionaleDrenasJa cilat male u djegën mbrëmë në Drenas

Ja cilat male u djegën mbrëmë në Drenas

Të ngjajshme

“Sjelljet e tua më kanë irrituar”, Brikena i shpall ‘luftë’ Mirit

Brikena Selmani dhe Armir Shahini, i njohur si Miri,...

Starmer dhe Trump bisedë telefonike për luftën në Ukrainë

Kryeministri britanik Keir Starmer ka zhvilluar një bisedë telefonike me...

​Rutte: Putin, pengesa kryesore për paqen në Ukrainë

Shefi i NATO-s Mark Rutte, akuzoi sot presidentin rus...
- Advertisement -

Pasditen e së mërkurës, në fshatin Godanc, përkatësisht afër Guri i Plakës, është raportuar për një zjarr në malet e kësaj zone. Në vendin e ngjarjes kanë dal menjëherë zjarrfikësit e Komunës së Drenasit dhe Policia, ndërsa për se afërmi ka qëndruar edhe kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci.

Sipas informatave të para zyrtare nga ana e Policisë në Drenas, ende nuk dihet si ka ardhur deri te djegia e pyjeve. Kryetari Lladrovci gjatë qëndrimit ne vendin e ngjarjes, u ka bërë apel gjithë qytetarët që të ruajnë ambientin dhe të mos i dëmtojnë pyjet, me theks të veçantë ka bërë apel që të mos djegin hamulloret (sarrnishtet) sepse ato ara që kanë afërsi malet, shkaktohet edhe zjarri. Pas tre ore punë të pandërprera të zjarrfikësve të Drenasit ka qenë e pa mundur lokalizimi i zjarrit, pasi që terreni ishte i papërshtatshëm dhe zjarrfikësit janë detyruar që me çanta shpine të lokalizojnë zjarrin, prandaj ndihma është kërkuar edhe nga zjarrfikësit e Komunës së Skenderajt dhe të Malishevës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz