back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaRegjionaleDrenasJep dorëheqje ky zyrtar i LDK-së në Drenas

Jep dorëheqje ky zyrtar i LDK-së në Drenas

Të ngjajshme

Arjan Konomi rikthehet në ekran, sqaron deklaratën e bujshme

Transmetimi i Big Brother Fan Club nisi sot nën...

Fillon sezona e reduktimeve, KOSTT paralajmëron se do të ketë në disa Komuna të Kosovës

KOSTT, ka njoftuar se Sistemi Elektro-Energjetik i Kosovës, po...

Macron: Franca do të ndërtojë një aeroplanmbajtëse të re

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka konfirmuar planet për të...

Ulutas takon Presidentin e Sllovakisë: Folën për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Ozkan Ulutas,...
- Advertisement -

Një prej veprimtarëve të kahmotshëm dhe drejtues shumëvjeçari i Degës së LDK-së në Drenza Izet Avdyli ka dhënë dorëheqje nga Kryesia e Degës së LDK-së në Drenas.

Ja arsyeja:

I paknaqur me situatën e krijuar në Degën e LDK-së në Drenas, sjelljen despotike të Kryetarit të Degës, përçarjet në Kryesi, pas 27 viteve aktivitet në LDK e 24 vite anëtar i Kryesisë së Degës ( Dy mandate sekretar e tri mandate kryetar Dege)  paraqes :

DORËHEQJE TË PEREVOKUESHME NGA ANËTARI I KRYESISË SË DEGËS

Arsyetim

  1. Sjellja autokratike e kryetarit të Degês i cili për dy vite të mandatit të tij nuk ka mbajtur asnjë takim me kryetarë të Nëndegëve.
  2. Rezultatet e dobëta në zgjedhjet për kryetar të Komunës 2016 dhe zgjedhje e pergjithshme 2017 (më të dobëta se zgjedhjet paraprake)
  3. Refuzimi i raportimit financiar për zgjedhjet për kryetar komune.
  4. Refuzimi i raportimit për rezultatin e zgjedhjeve të pergjithshme dhe analiza e zgjedhjeve.
  5. Refuzimi i kërkeses së delegatëve për mbajtje të Kuvendit të punës.
  6. Mosreagimi ndaj vendosjes posterit të kandidatit të PDK -së në ndërtesen e tij.
  7. Mosvendosja e asnjë posteri në Drenas të kandidatit për kryeministër z. Avdullah Hoti.
  8. Kërcnimi dhe shantazhet ndaj delegatëve të Kuvendit të Degës me largim nga partia dhe largim ng puna.
  9. Injorimi i vazhdueshem i kërkesave të Kryesisë së Degës për një debat rreth mundësisë së riorganizimit të degës.
  10. Prezantimi i rrejshem i gjendjes dhe problemeve që ka Dega para Kryesisë qendrore.
  11. Vendimi i tij i njëanshëm që me çdo kusht të jetë bartes i listës zgjedhore pa pelqimin e kryesisë së degës.

 

Janë edhe një mori vërejtjesh tjera që edhe letra s’i duron dot, që më kanë shtyer që pas kaq vitesh të marr një vendim jo edhe të lehtē. Megjithate do mbetem  anëtar i thjeshtë i LDK-së dhe me përkushtim do të vazhdojë të jap kontributin tim intelektual e profesional.

Dua të shpreh me këtë rast falënderimin për të gjithë bashkveprimtarët e devotshëm me të cilët kam punuar e bashkëvepruar për këto 27 vite.

 

Izet Abdyli, veprimtar i LDK-së nga themelimi.

Master i Arkivistikës

Autor i tetë librave.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz