Komuna e Drenasit ka njoftuar të gjithë qytetarët e saj se nga data 01.08.2017, nuk do të mundën të shërbehen me dokumente zyrtare lidhur me tatimin në pronë siç janë; faturat e tatimit në pronë dhe dëshmia (vërtetimi) për kryerjen e obligimeve tatimore nga Tatimi në Pronë, me përjashtim të pronarëve ligjor, faktik dhe shfrytëzuesve të pronës të cilët janë të pajisur me dokumente të identifikimit të pronarit ligjor, faktik dhe që shfrytëzon pronën e vete, transmeton drenicapress.info
Arsyeja kryesore e marrjes së këtij veprimi është se dokumentet e marrura nga personat jo ligjor e jo shfrytëzues të pronës mund të keqpërdorin dokumentet zyrtare për qëllime personale. /Drenica Press/


