back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeAktakuzë për blerjen e votës për 15 euro

Aktakuzë për blerjen e votës për 15 euro

Të ngjajshme

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në...

Plagoset një person në Gjakovë, të dyshuarit ende nuk janë arrestuar

Një person ka mbetur i plagosur dje në Gjakovë. Siç...

Ka fjetur me 200 burra, aktorja thotë se ja pa “hajrin” profesionit

Aktorja Jennifer Coolidge, e njohur më së miri për...

Mitrovicasit i vjedhin mjete piroteknike nga lokali, dëmi rreth 1500 euro

Një person në Mitrovicë të Veriut ka raportuar se...
- Advertisement -

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzën kundër të dyshuarve F.K. dhe F.B.

Sipas aktakuzës, i pandehuri F.K., i ka premtuar përfitim të pamerituar personit tjetër me qëllim që ta ndikojë atë person për të votuar në favor të një personi, në atë mënyrë që me datë 10.06.2017, në një lokal në Prizren, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të Republikës së Kosovës, personin F.B. e bind që të dalë në vendvotim dhe të votojë për kandidatin për deputet B.K., duke premtuar se për këtë shërbim do të ia paguaj 15 euro dhe duke i ofruar kartelën e kandidatit të lartpërmendur për deputet me dy numra, njëri numër i subjektit politik dhe tjetri i vetë kandidatit, pastaj edhe lapsin kimik me video-kamerë me ngjyrë të zezë për ta incizuar – fotografuar aktin e votimit për kandidatin gjegjës.

Me këto veprime, i pandehuri F.K. ka kryer veprën penale “dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin nga neni 215 paragrafi 1, i Kodit Penat të Republikës së Kosovës.”

Ndërsa, sipas aktakuzës, i pandehuri F.B., ka pranuar ofertën apo premtimin për përfitim të pamerituar për vete, për të votuar në favor të një personi, në atë mënyrë që me datë 11.06.2017, shkon në vend votimin përkatës të Qendrës së Votimit, të vendosur në shkollën e mesme teknike “11 Marsi” në Prizren dhe me lapsin kimik me video kamerë, me ngjyrë të zezë, kryen aktin e votimit për kandidatin e lartpërmendur  për  deputet,  me ç ‘rast zbulohet nga vëzhguesi i vendvotimit përkatës,

Me këto veprime, i pandehuri F.B. ka kryer veprën penale “dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin nga neni 215 paragrafi 2, i Kodit Penat të Republikës së Kosovës.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz