back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaRegjionaleSami Lushtaku: Instituicionet duhet t’i respektojnë çdo ditë vlerat kombëtarë të familjeve...

Sami Lushtaku: Instituicionet duhet t’i respektojnë çdo ditë vlerat kombëtarë të familjeve shqiptare

Të ngjajshme

Canaj: Jetesa e qytetarëve këto vite është përkeqësuar

Analisti politik, Blerim Canaj tha se jetesa e qytetarëve...

Molotovi para kryeministrisë, merr flakë një protestues

Një protestues është përfshirë nga flakët në protestën e...

Gjilan | Ndërprerje e gjatë e rrymës, banorët pa përgjigje nga KEK

Një pjesë e qytetit të Gjilanit ka mbetur pa...
- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku ka vizituar sot ndaras dy familje atdhetare nga Mitrovica. Lushtaku ka takuar familjet Lushta dhe Maliqi, me qëllim të falenderimit për kontributin e dhënë gjatë historisë së përpjekjeve kombëtare për liri dhe çlirim.

- Advertisement -

Në takimet e përzemërta me pjestarët e këtyre famijeve Lushtaku është shprehur shumë mirënjohës për veprimtarinë dhe kontributin e tyre të vazhdueshëm në shërbim të lirisë dhe çlirimit të Kosovës.

“Institucionet e Kosovës si në nivel lokal dhe në atë qendror duhet të çmojnë dhe respektojnë çdo ditë vlerat kombëtare të familjeve shqiptare që sakrifikuan për vendin e tyre në rrethan të ndryshme historike, pasi familjet atdhetare kanë qenë themeli i veprimtarisë në shërbim të çështjes kombëtare”, tha Lushtaku.

Ndërsa pjestarët e të dy familjeve u shprehën shumë falenderues ndaj Lushtaku për vizitën e bërë dhe për kujdesin e treguar, si dhe çmuan lart kontributin e tij gjatë dhe pas luftës së UÇK-së.

Shumë të përzemërta dhe emocionuese ishin bisedat me më të moshuarit e këtyre familjeve, që në mbamendjen e tyre i kanë të freskëta kujtimet e të kaluarës heroike dhe sfiduese. Ata thane se e çmojnë çdo të mirë që vendit i solli gjaku i të rënëve dhe sakrifica e popullit të Kosovës

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz