BallinaShqiptareE tmerrshme si mashtrohet kosovari në Shkup: Ia kërkuan 8 mijë euro,...

E tmerrshme si mashtrohet kosovari në Shkup: Ia kërkuan 8 mijë euro, i thanë se do t’i sigurojnë falje dënimi nga presidenti

Të ngjajshme

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri “në sinkron” me stilin

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri kanë tërhequr sërish vëmendjen...

Tahiri: Pa sektorin privat nuk ka ekonomi, kërkohet trajtim i barabartë

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas deklaratës...

Në krye me Muriqin, Mallorca merr tre pikë të mëdha

Mallorca ka marr tre pikë të rëndësishme në garën...

Dy shkupjanë kanë marrë padi penale për mashtrime, pasi kanë gënjyer një shtetas të Kosovës i cili ka qenë në burgun e Maqedonisë, se do t’i sigurojnë falje nga presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov, në këmbim të 8 mijë eurove, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Policia ka ngritur padi penale kundër A.T (37) dhe Z.P (46) dhe i ngarkon se prej muajit maj 2014 deri në mars të 2015 kosovarin e kanë mashtruar se do t’i sigurojnë falje të dënimit të tij të mbetur.

Pasi ia ka marrë paratë, A.T shtetasit të Kosovës i ka kthyer vendime të falsifikuara për falje dhe dokumente tjera, me pretendime se janë të nënshkruara nga presidenti.
Ndryshe, presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, me rastin e festës kombëtare maqedonase “Ilinden” do të fal 58 persona, mes të cilëve edhe të dënuar për vrasje dhe mashtrime.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz