“Ditët e diasporës” në Kosovë po shënohen anë e kënd vendit. Edhe në rajonin e Drenicës, si në gjithë Kosovën, po nderohen mërgimtarët tanë të cilët jetojnë dhe veprojnë në vende të ndryshme.
Ditë më parë në Drenas u përmbyllën aktivitetet disa ditore, për nderë të “Ditës së diasporës“ shkruan drenicapress.info
Një aktivitet është paraparë edhe në Prekazin legjendar të komunës së Skenderajt. Sipas agjendës së publikuar nga Ministria e Diasporës, manifestimi për nderim të mërgimtarëve në Prekaz të Skenderajt pritet të filloj nesër (më 1 gusht 2017) nga ora 19:00. /Drenica Press/

