back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeShpend Ahmeti u përgjigjet akuzave të PDK-së: Koha e hajnave po përfundon!

Shpend Ahmeti u përgjigjet akuzave të PDK-së: Koha e hajnave po përfundon!

Të ngjajshme

LVV diskuton për zhvillimet politike e konstituimin e institucioneve

Situata aktuale politike në vend, rezultati zgjedhor, procesi i...

Greqia goditet nga tërmeti, nuk raportohet për dëme

Një tërmet ka goditur sot brigjet e Greqisë perëndimore,...

Londrimi rrëqethet kur dëgjon këngën e Gjestit (video)

Ditën e sotme, Londrimi e ka nisur me ritualet...

Latifi kritikon Chomskyn për lidhjet me Epstein dhe qëndrimet publike

Profesori universitar Blerim Latifi ka reaguar lidhur me figurën...

Fushatë të shpifjeve i ka quajtur kryetari i Prishtinës akuzat e PDK-së kundër qeverisjes së kryeqytetit.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se PDK-ja është në siklet të madh, që sipas tij ndërlidhet me rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit dhe pamundësinë e koalicionit PAN për ta formuar qeverinë.
“Këto e kanë shtyrë këtë subjekt të hyjë në fushatë të shpifjeve”, ka thënë Ahmeti për kallxo.com lidhur me akuzat e zyrtarëve të PDK-së, të cilët sot në një konferencë për media kanë publikuar një skemë, e cila, sipas tyre, tregon se miliona euro u janë dhënë përmes tenderëve kompanive të afërta me njerëz të Vetëvendosjes.

“Besoj se të gjithë emrat e përfolur do të reagojnë ndaj kësaj maskarade të këtij subjekti”, tha Ahmeti në deklaratën e tij lidhur me emrat e biznesmenëve të përmendur nga zyrtarë të PDK-së, të cilët, sipas tyre kanë lidhje familjare me zyrtarë të Vetëvendosjes.

“Thjesht ende nuk po munden me pranu që Vetëvendosje është subjekti i parë në Kosovë dhe që koha e hajnave po përfundon”, tha i pari i kryeqytetit në prononcimin e tij për KALLXO.com.

Pas akuzave të bëra nga PDK, zyrtari i Vetëvendosjes Ylli Hoxha i ka bërë thirrje prokurorisë të hetojë këto akuza të “Klanit Pronto”.

Një javë më parë, Shpend Ahmeti paralajmëroi padi kundër PDK-së pas akuzave të kësaj partie për punësime partiake në Komunën e Prishtinës

Të Fundit

Sport

ShowBiz