back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaBotë“Kallet neja” në festivalin Tomorrowland – evakuohen mbi 20 mijë njerëz

“Kallet neja” në festivalin Tomorrowland – evakuohen mbi 20 mijë njerëz

Të ngjajshme

Greqia goditet nga tërmeti, nuk raportohet për dëme

Një tërmet ka goditur sot brigjet e Greqisë perëndimore,...

Londrimi rrëqethet kur dëgjon këngën e Gjestit (video)

Ditën e sotme, Londrimi e ka nisur me ritualet...

Latifi kritikon Chomskyn për lidhjet me Epstein dhe qëndrimet publike

Profesori universitar Blerim Latifi ka reaguar lidhur me figurën...

Festivali i muzikës elektronike e ka kallë nejen, bash në kuptimin e plotë të fjalës.

Më shumë se 22 mijë njerëz u evakuan pasi një zjarr kishte kapluar skenën në festivalin e muzikës “Tomorrowland” në Spanjë.

Fotot dhe videot e postuara në mediet sociale tregojnë mjaft qartë kaosin që shpërtheu, pasi zjarri pushtoi skenën dhe bëri që me mijëra t’ia mbathin.

Flakët e fuqishme përfshinë pjesën më të madhe të skenës kryesore, por fatmirësisht, asnjë person nuk është lënduar.

“Askush nuk vdiq sepse njerëzit u evakuuan duke ecur. Nëse ndokush vraponte, të tjerët i thoshin të mos e bënte sepse mund të formonte ndonjë tollovi dhe të shtypte njerëzit”, tregoi një pjesëmarrës i festivalit për CNN.

Organizatorët e “Tomorrowland” përmes një postimi në uebfaqen zyrtare thanë se zjarri u shkaktua nga një defekt teknik. Hetimet për zjarrin vazhdojnë.

Ndërkohë, fansat e shumtë të koncertit shprehën zhgënjimin e tyre për shfaqjen e humbur, ku do të dëgjonin artistë si DJ Steve Aoki, DJ Ingrosso dhe Afrojack.

“Tomorrowland” ka filluar të mbahet që nga viti 2005 dhe që nga ajo kohë është rritur për nga popullariteti. Në vitin 2013 biletat ishin shitur për një sekondë. /Insajderi.com

Të Fundit

Sport

ShowBiz