back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeMësohet mosha e të vdekurve në aksidentin e mbrëmshëm

Mësohet mosha e të vdekurve në aksidentin e mbrëmshëm

Të ngjajshme

Zëdhënësi i Policisë Bajram Krasniqi e ka konfirmuar rastin për “arbesh.info” duke thënë se personat e vdekur janë të moshës 53 vjet dy meshkuj, një femër 50 dhe një femër tjetër 47 vjeçe.

“Janë 4 persona që kanë humbur jetën, një është i lënduar . dy meshkuj janë të datëlindjes 1964, një femër 1967 dhe një tjetër 1970. Ndërsa në gjendje të rëndë është një mashkull i datëlindjes 2000”, tha Krasniqi.

“Arbresh.info”, ka provuar të kontaktoj edhe Emergjencën por ende nuk ka marrë përgjigje për gjendjen e të mbijetuarit.

Aksidenti ka ndodhur pas mesnate, saktësisht në ora 00:57 në rrethrrotullimin kryesor, magjistralja që lidh Mitrovicën me Prishtinën. Vetura ka qenë e tipit “Audi” me targa gjermane

Të Fundit

Sport

ShowBiz