BallinaJetëVetëm Zoti dhuron fëmijë të veçantë për njerëz të veçantë

Vetëm Zoti dhuron fëmijë të veçantë për njerëz të veçantë

Të ngjajshme

Ata ishin një çift i këndshëm dhe Zoti u kishte dhënë dy fëmijë, ku njëri ishte me epilepsi dhe nuk fliste. Një natë, çifti dhe dy fëmijët e tyre kishin dalë të hanin darkë së bashku dhe kishin rezërvuar një restorant në Kaliforni. Ndërkohë që gjithçka dukej krejt në rregull, djalin e tyre tetëvjeçar me epilepsi, e kapën krizat e sëmundjes dhe shkaktoi mjaft probleme e zhurmë brenda restorantit. Ai bërtiste dhe u binte tavolinave.

Në veçanti e ëma u mërzit shumë nga ky fakt, pasi u frikësua se mos klientët e tjerë të restorantit do të mërziteshin dhe ankoheshin për zhurmat e krijuara dhe bezdisjet e të birit. Në fakt, ndodhi e kundërta. Një klient zemërmirë dhe i panjohur, jo vetëm që nuk shfaqi shenja bezdie, por ai pagoi dhe faturën e të gjithë familjes, duke u dërguar dhe një shënim motivues në të cilin u thoshte:”Vetëm Zoti u jep njerëzve të veçantë fëmijë të veçantë!”

Kur djalin e kishin kapur krizat e sëmundjes, ai kishte filluar të bërtasë dhe ti bjerë tavolinës, gjë e cila vuri në siklet të gjithë familjen. Duke parë habinë e klientëve të tjerë, një kamariere ishte afruar dhe ishte munduar ti qetësojë. Më pas, ajo i afrohet dhe tavolinës ku vuante fëmija me epilepsi. Nëna, gjithë siklet i thotë:”Na vjen keq për gjendjen e krijuar por ja që djali është i sëmurë!” Kamarierja ndërhyn dhe i përgjigjet:”Një nga klientët që sapo doli ka paguar faturën tuaj dhe më kërkoi tu jap dhe këtë shënim!” Kur prindërit e lexuan, shpërthyen në lot gëzimi.

E ëma e djalit me epilepsi është shprehur për mediat se:”Njerëz që bëjnë gjeste të tilla sikur na thonë se ata i kuptojnë kushtet dhe sfidat me të cilat përballemi në momente të caktuara të jetës dhe se e kuptojnë sa të vështirë e kemi që të përballemi me këto sfida në publik. Gjesti i këtij njeriu të mirë dhe të bekuar më bëri të qaj si kurrë më parë. Ato çaste ndjeva se ky gjest është shumë herë më i madh se shumë gjeste dhe komente negative që thuhen në raste të tilla. Do të doja ta takoja atë njeri dhe ta falënderoja për gjestin e tij në mënyrë personale. Ai nuk e di se në çgjendje të vështirë ishim në ato çaste dhe sa na ka ndihmuar ta kalojmë atë situatë.”

Në llogarinë e saj në facebook, ajo shkroi:”I nderuar i huaj! Të falënderoj për bekimin që na dhe sonte, bekim dhe ndjesi të cilën ju ndoshta nuk do e kuptoni kurrë!” Fotoja e shënimit dhe e familjes në fjalë është shpërndarë nga mijëra llogari në facebook.
Duke shpërndarë një ngjarje të mirë, ne kontribuojmë në përhapjen e të mirës. Unë e shpërndava për vete. /lajme24/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz