back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaRegjionaleDrenasLladrovci priti në takim mërgimtarët e Drenasit

Lladrovci priti në takim mërgimtarët e Drenasit

Të ngjajshme

“Sjelljet e tua më kanë irrituar”, Brikena i shpall ‘luftë’ Mirit

Brikena Selmani dhe Armir Shahini, i njohur si Miri,...

Starmer dhe Trump bisedë telefonike për luftën në Ukrainë

Kryeministri britanik Keir Starmer ka zhvilluar një bisedë telefonike me...

​Rutte: Putin, pengesa kryesore për paqen në Ukrainë

Shefi i NATO-s Mark Rutte, akuzoi sot presidentin rus...
- Advertisement -

Më rastin e shënimit të “Ditës së mërgatës”, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim mërgimtarët të cilët kanë ardhur në pushime verore në familjet e tyre dhe ka marr nga ta propozime dhe sugjerime për projekte që janë në interesin e qytetarëve të Drenasit.

Mërgimtarët të cilët ishin prezent ne këtë takim, janë shprehur të kënaqur me qeverisjen lokale në Drenas. Disa prej tyre kanë shprehur gatishmërinë edhe për të sjellur investime në Komunën e Drenasit nga bizneset evropiane dhe nga Kanadaja, por edhe nga bizneset familjare të mërgimtarëve tanë.

Me këtë rast, kryetari Lladrovci ka shprehur gatishmërinë që t’i përkrahë të gjithë të interesuarit që janë të gatshëm të investojnë në Komunën e Drenasit duke ju krijuar lehtësira administrative dhe pajisje me dokumente të nevojshme ne afate sa më të shpejta ligjore. Nga mërgimtarët, kryetari Lladrovci ka marr edhe këshilla e sugjerime për projektet që kanë vlerësuar se janë të nevojshme për Drenasin, ndërsa kryetari Lladrovci ka thënë se janë duke e  hartuar projekt-buxhetin për vitin e ardhshëm dhe do të inkorporohen edhe ato projekte që janë propozuar nga qytetarët.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz